NARD Foot Deodorant Cream ka të gjitha vetitë e një deodoranti por kësaj radhe në trajtë kremoze. Është i formuluar me përbërës qetësues, si: ekstrakt i pemës së çajit dhe mente të cilat neutralizojnë aromën e pakëndshme të këmbëve, dhe mbajnë në kontroll djersitjen për një kohë të gjatë. Gjithashtu ky krem falë vetive të tij antibakteriale parandalon sëmundjet mykotike të këmbëve. Ushqen, hidraton dhe njëkohësisht ofron eksfolim shumë të butë dhe efektiv. Pra gjithçka dëshironi në një krem!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*30ml

Pasi të keni larë këmbët tuaja, në lëkurë të thatë merrni një sasi të përshtatshme sa një monedhë dhe aplikojeni butësisht midis gishtërinjve dhe në zonat e tjera. 

Përbërësit "magjik"

 ekstrakt i pemës së çajit, mente

Lista e plotë e përbërësve

30ml- Gydlopentasiloxene, Gyclohexasiloxene, Microcrystalline Wax Silica. Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolynet Ouaternaium-18 Hectorite, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicocre Cokerite Hydrogenated Vegetable Oil. Sorbitan Sesquioleste Sorbitan Isostearate, Menthol. Nardostachys Jatamane Rutome Root Extract(98ppm), Melaleuca Alternifolie (Te I)Leaf Oil Beeswax, Alcohol. Steeryl Stearate Hydrogenstet Pelm. Acid, 1.2-Hexanediol, BHT, Tocopheryl Acet Pesaryethenal 10g 10t/ ardcatecokr

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

NARD Foot Deodorant Cream

1,100 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI