NARD Caffeine Hair Loss Shampoo është një formulë e fuqishme që kombinon përbërës të zgjedhur me kujdes për të trajtuar rënien e flokëve dhe për të nxitur rritjen e tyre të shëndetshme. Ashtu siç e tregon vetë emri, kafeina është përbërësi “magjik” i kësaj formule. Kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në skalp, duke përmirësuar furnizimin me oksigjen dhe ushqyes për folikulat e flokëve, çka ndihmon në rigjenerimin e tyre. Biotina dhe adenozina bashkëveprojnë për të rritur forcën dhe vitalitetin e flokëve, duke përmirësuar ciklin e tyre natyral të rritjes dhe reduktuar rënien e tepërt. Ndërkohë, ekstrakti i rrënjës së Acorus Calamus qetëson skalpin, ndërsa Centella Asiatica dhe rozmarina përmirësojnë qarkullimin dhe rigjenerimin e skalpit, duke nxitur rritjen e flokëve të rinj dhe të fortë. Ekstrakti i luleve të Camellia Japonica dhe proteinat e hidrolizuara të mëndafshit, avokados, misrit dhe sojës veprojnë si një mburojë mbrojtëse, duke rikuperuar flokët e dëmtuar dhe i ushqyer në thellësi. Përfshirja e squalane-s sjell një hidratim të shkëlqyer dhe rigjeneron flokët e dobësuar, ndërsa ekstrakti i çajit jeshil kujdeset për shëndetin e skalpit, duke parandaluar infeksionet dhe mbrojtur flokët nga rënia e parakohshme. Me këtë formulë të pasur, kjo shampo rikthen shkëlqimin dhe forcën natyrale të flokëve, duke u dhuruar atyre një ndjesi freskie dhe shëndeti.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*1000ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
kafeinë, biotinë, adenozinë, ekstrakt i rrënjës Acorus Calamus, Centella Asiatica, rozmarinë, ekstrakti i lules Camellia Japonica, proteinë e hidrolizuara të mëndafshit, avokado, misër, sojë, squalan, ekstrakt çaj jeshil
Lista e plotë e përbërësve
Butylene Glyco, Hydrolyzed Milk Protein Propanedial
12-Hexanedio, Acorus Calamus Root Extract, Glycerin, Sodium PC.A. Sodium Lactaté Camelia Japonica Sood Oil Biotin Adenosine, Argania Spinosa Kernel Oll Arginine Bambusa Vulgaris Ex-tract, Centella Asiatica Leaf Extract, Houttynia Cordata Extract, Aspartic Acid PCA. Glycine Al-anine, Avena Satva (Cat) Meal Extract Avena Sativa (Oat) Protein Extrat, Rosmarious Offianalis (Rosemary) Leaf Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Artemisia Vulgans Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Linum Ustatissimum (Linseed) Seed Extract, Chenopodium Quinoa Seed Extract.
Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Avocado Protein, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Pro rein, Serine, Capryly! Glyco! Camelia Japonica Flower Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extrac Ethylhexylelycerin Melaleuca Alternifola (Tea Tree) Leaf Extract, Valine, Lavandula Angustfolio (Lavender) Flower Extract, Hydrolyzed Pea Protein, Isoleucine, Threanine, Proline, Phytosterols Lecithin Zingber Officinale (Ginger) Root Extract, Squalane, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil Phe nylalanine Histidine Ceramide NP. Butyrospermum Parkä (Sea Butter,
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.