Nëse lëkurën e ndjeni të thatë, të dehidratuar, barrierën e saj mbrojtëse të dëmtuar dhe të ashpër MIZON Water Volume Ex First Essence do të jetë zgjidhja ideale për ju! Çfarë e bën të veçantë këtë toner në trajtë esence? Formulimi me kompleksin Hydra ToX, një kominim i algave të borës, hydrasalinol, hydranov dhe ekstrakt moringa, i cili ofron hidratim instensiv, duke e mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm. Hidrasalinoli dhe ceramidet forcojnë dhe krijojnë një barrierë mbrojtëse mbi dermën që ndihmon në ruajtjen e lagështirës në lëkurë, ndërsa ekstrakti i moringas, do t'i japi lëkurës efekt shërues dhe qetësues. Ekstraktet e algave të borës të kombinuara me niacinamide do të zbehë njollat e krijuara nga hiperpigmentimi, si edhe do të zbehë qukat, duke parandaluar formimin e tyre të reja. Gjithashtu, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Kjo esencë është e përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë në balancë yndyrën-lagështinë në të.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

Hydra ToX, Hidrasalinoli, ceramide, ekstrakti moringa, ekstrakte të algave së borës, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, 1,2-Hexanediol, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Phenoxyethanol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Moringa Pterygosperma Seed Extract, Ethylhexylglycerin, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Panthenol, Disodium EDTA, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Fructooligosaccharides, Saccharide Hydrolysate, Caprylic/Capric Triglyceride, BHT, Pullulan, Propanediol, Isomalt, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Sodium Carrageenan, Salicornia Herbacea Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Magnolia Liliflora Flower Extract, Plumeria Rubra Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Algae Extract, Sea Salt, Lactic Acid, Lecithin

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

MIZON Water Volume Ex First Essence

1,350 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI