MIZON Vita Lemon Sparkling Peeling Gel, është një peeling gel i formuluar për të eksfolion qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe, duke i ofruar asaj njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Formulimi me ekstrakt i rrënjës Coptis Chinensis, një barishte medicinale tradicionale nga Azia Lindore e njohur për efektet e saj antioksiduese, anti-inflamatore dhe antimikrobike në lëkurë ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt. Ndërkohë, ekstrakti i gjetheve të Aloe Barbadensis ka aftësi të forta anti-inflamatore, qetësuese dhe hidratuese. Nga ana tjetër, ekstrakt i gjetheve Camellia Sinensis: me aftësi mbrojtëse ndaj rrezeve ultraviolet, anti-inflamatore dhe antimikrobike, vjen goxha ndihmues në trajtimin e rosacea, akneve dhe dermatitit atopik. Ky eksfoliues është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*145g

 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.

 

Përbërësit “magjik”

ekstrakt i rrënjës Coptis Chinensis, ekstrakti i gjetheve të Aloe Barbadensis, ekstrakt i gjetheve Camellia Sinensis

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Steartrimonium Methosulfate, Acrylates/ C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cellulose, Butylene Glycol, Isopropyl Alcohol, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract(1,000Ppm), Carica Papaya (Papaya) Fruit Water, 1,2-Hexanediol, Coptis Chinensis Root Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Sambucus Nigra Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Magnolia Liliflora Flower Extract, Plumeria Rubra Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Phenoxyethanol, Fragrance, Limonene, Linalool

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Vita Lemon Sparkling Peeling Gel Skin Tightening Moisturizing Skin Glow

1,950 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI