MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun është një nga kremrat mbrojtës ndaj rrezeve të diellit më të parapëlqyer dhe të njohur në K-Beauty. Është një krem me faktor mbrojtës SPF 50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB. I formuluar me filtra mbrojtës kimik dhe me teknologjinë e shtresës së dyfishtë, ky krem është rezistent ndaj ujit. Versioni i ri dhe i përmirësuar tashmë nuk vjen në variantin xhel por krem, duke e bërë këtë krem mbrojtës ndaj diellit më hidratues, edhe për lëkurat e thata. Formulimi i tij gjithashtu me vitaminë E dhe tocopherol, mundëson forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës duke i rritur elasticitetin kësaj të fundit. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt dhe nuk e lë lëkurën të yndyrshme dhe me shkëlqim. Pas përdorimit të këtij produkti, në lëkurë nuk do të mbetet asnjë njollë e bardhë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.
*50ml
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
vitaminë E, ekstrakt i lules Krizantemë, filtra kimik SPF50+
Lista e plotë e përbërësve
Water, Homosalate, Alcohol Denat., Ethylhexyl Salicylate, Dipropylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Silica, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Octocrylene, Bis-PEG/PPG-20/5 PEG/PPG-20/5 Dimethicone, Methoxy PEG/PPG-25/4 Dimethicone, Dimethicone, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, BHT, Disodium EDTA, Limonia Acidissima Extract, Butylene Glycol, VP/Hexadecene Copolymer, Cyclopentasiloxane, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Phenoxyethanol, Morus Alba Fruit Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.