Në botën e kujdesit për lëkurën, kolagjeni njihet si një nga përbërësit më të rëndësishëm për ruajtjen e rinisë dhe elasticitetit të lëkurës. Me kalimin e kohës, prodhimi i kolagjenit në organizëm zvogëlohet, duke e bërë të domosdoshëm përdorimin e produkteve që e mbështesin dhe e forcojnë atë. Maska MEDIHEAL Collagen Nude është e formuluar me tre lloje të ndryshme kolagjeni, të cilat ofrojnë një hidratim të thellë dhe rigjenerim të qelizave të lëkurës. Kjo maskë punon për të reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe vijave më të imëta, duke rikthyer shkëlqimin dhe freskinë në fytyrën tuaj. Struktura e saj unike në formë xheli garanton depërtimin maksimal të esencës në lëkurë, duke siguruar gjithashtu një puthitje delikate mbi fytyrë. Pas aplikimit, do të ndiheni sikur keni përjetuar një trajtim profesional, me lëkurën tuaj të duket më të freskët dhe rinore se kurrë më parë. Përdorimi i rregullt i kësaj maske do të sjellë një transformim të dukshëm, duke e bërë atë një pjesë të domosdoshme të rutinës suaj të kujdesit për lëkurën.

*1 copë
* 25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj)

Përbërësit "magjik"

 3 lloje të kolagjenit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Chondrus Crispus Powder, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Agar, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Hydroxyacetophenone, Potassium Chloride, Chlorphenesin, Glucose, Glycereth-25 PCA Isostearate, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Collagen, Caprylyl Glycol. Isopropyt Myristate, Sodium Hyaluronate, Disodium. EDTA, Betula Platyphylla Japonica Juice, Xylitol, Erythritol, Collagen, Leuconostoc/ Radish Root Ferment Filtrate, Rosa Damascena Flower Oil, Atelocollagen, Tocophero

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Collagen Nude Gel Mask (1pc.)

120 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI