Pastrues fytyre ujor.
MARY & MAY Houttuynia Cordata + Tea Tree Cleansing Foam është larës ujor, i cili krijon shkumë të butë, por shumë pastruese për lëkurën. I formuluar me 40.7% ekstrakt Houttuynia Cordata dhe 6.8% ekstrakt të pemës së çajit, ky larës largon të gjitha papastërtitë e grumbulluara në pore. Ekstrakti i bimës Houttuynia Cordata është i pasur me kuercitrin, e cila falë vetive anti-inflamatore largon të gjitha toksinat në lëkurë, duke e lënë këtë të fundit shumë të shëndetshme. Ndërsa ekstrakti i pemës së çajit, është një antibioktik shumë i fuqishëm kundër të gjitha baktereve, radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm të dëmshëm si: pluhuri etj. Bashkëveprimi i këtyre 2 përbërësve minimizon inflamacionin e lëkurës, e qetëson atë, duke mos krijuar asapk irritim të saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfte, vajra esencial.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Houttuynia Cordata, ekstrakt nga pema e çajit
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract (40.7%), Myristic Acid, Palmitic Acid, Glycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract (6.85%), Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Purified Water, Beeswax, Dipropylene Glycol, Lauryl Hydroxysultaine, Glyceryl Stearate SE, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Fragrance
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.