MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum është zgjidhja ideale për ata që dëshirojnë të minimizojnë pamjen e poreve dhe të përmirësojnë strukturën e lëkurës. Ky serum unik është i pasuruar me kompleksin inovativ Vegetinol™️, i cili përmban bakuchiol, kolagjen vegan, dhe kafeinë jeshile. Bakuchiol, ndihmon në përmirësimin e teksturës si edhe në reduktimin e dukshmërisë së vijave të holla dhe rrudhave, pa shkaktuar irritim në lëkurë. Kolagjeni vegan stimulon prodhimin e kolagjenit, duke rritur elasticitetin e lëkurës. Ndërsa, kafeina jeshile ndihmon në uljen e ënjtjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke e bërë lëkurën të duket më e freskët dhe rinovuese. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi me niacinamide (B3) dhe vitaminë B12 i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, reduktimin e shenjave post-akne, dhe minimizimin e dukjes së poreve. Formula e këtij serumi është hipoalergjike dhe e përshtatshme për përdorim nga personat me lëkurë sensitive, duke e bërë atë të sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e këtij serumi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Vegetinol™️, niacinamide (B3), vitaminë B12

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Collagen Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Soluble Collagen, Pentylene Glycol, Bakuchiol, Glyceryl Polymethacrylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Caffeine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diethoxyethyl Succinate, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polyisobutene, Panthenol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Gluconolactone, Citric Acid, Sodium Phytate, Dextrin, Beta-Glucan, Tocopherol, Cyanocobalamin, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Juniperus Mexicana Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Myristica Fragrans (Nutmeg) Kernel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum

2,000 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI