MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Cream SPF 50+ PA++++ është krijuar për ata që kërkojnë mbrojtje të lartë nga dielli. Formuluar me kujdes, ky krem jo vetëm që mbron lëkurën nga rrezet UV, por gjithashtu qetëson dhe hidraton në mënyrë efektive. Me 100% oksid zinku, ofron mbrojtje të fuqishme SPF 50+ PA++++, duke siguruar që lëkura të mbetet e freskët dhe e shëndetshme gjatë gjithë ditës. Një nga vecoritë unike të këtij kremi është gjithashtu përmbajtja e ujit bambusa vulgaris dhe kompleksit City-Proof, i cili përfshin ekstrakt farë moringa dhe vajra me origjinë bimore. Këta përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga agresorët e jashtëm, ndërkohë që qetësojnë irritimet dhe e mbajnë lëkurën të freskët dhe të relaksuar. Me një teksturë të lehtë trajtë esence, ky krem përthithet shumë shpejtë. Përveç kësaj, ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive. Kjo e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për përdorim të përditshëm, duke ofruar mbrojtje të vazhdueshme dhe një kujdes të veçantë për lëkurën.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ujë bambusa vulgaris, kompleks City-Proof (që përmban ekstrakt të farës moringa dhe vaj me origjinë bimore)

Lista e plotë e përbërësve

Dodecyl p-Cresol, C12-15 Alkyl Benzoate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Methyl Trimethicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Moringa oleifera Seed Extract, Lespedeza Capitata Leaf/Stem Extract, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Bambusa Vulgaris Water, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Biosaccharide Gum-4, Fructan, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Rosa Damascena Flower Water, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polymethylsilsesquioxane, Polyhydroxystearic Acid, Dimethiconol, Trisiloxane, Alumina, Stearic Acid, Polyacrylate Crosspolymer-6, Butylene Glycol, Cetyl Alcohol, AmmoniuAcryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate, Polyether-1, t-Butyl Alcohol, Ceramide NP, Beta-Glucan, Octyldodecanol, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Maltodextrin, Sodium Palmitoyl Proline

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.




MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Cream SPF 50+PA++++

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI