Nëse kërkoni një krem dielli që ofron hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm për lëkurën tuaj, ndërsa njëkohësisht siguron mbrojtje të plotë nga rrezet e diellit, Kaine Green Fit Pro Sun është zgjedhja ideale. Ky krem dielli përmban filtra hibridë që krijojnë një barrierë të fuqishme kundër rrezeve UV dhe agresorëve të jashtëm, duke ruajtur lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës. Por nuk mbaron me kaq! Përveç mbrojtjes nga rrezet UV, ky krem dielli përmban një përzierje të përbërësve të pasur të cilët do ofrojnë hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm në lëkurë. Pantenoli vepron si një balsam i fuqishëm, duke ndihmuar në shërimin dhe qetësimin e lëkurës së irrituar, ndërsa uji i bambusë furnizon lëkurën me hidratim të thellë dhe freski të përhershme. Acidi hialuronik, i njohur për aftësinë e tij për të mbajtur lagështinë, mban lëkurën tuaj të butë dhe të rigjallëruar. Ekstrakti i mentes sjell një ndjesi të freskisë dhe qetësimit, duke reduktuar acarimet dhe inflamacionet, ndërsa ekstrakti i gjetheve të çajit jeshil ofron mbrojtje antioksidante dhe veti forcuese që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, duke e lënë atë të shëndetshme dhe të mbrojtur në çdo moment. Formula e tij e lehtë nuk lë asnjë ndjesi ngjitjeje apo njollë të bardhë në lëkurë pas aplikimit, duke e bërë atë perfekt për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*55ml
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
pantenol, Acid hialuronik, ekstrakt mente
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dibutyl Adipate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Titanium Dioxide (CI 77891), Butyloctyl Salicylate, Panthenol, Phenethyl Benzoate, Isononyl Isononanoate, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Triazone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polysilicone-15, Potassium Cetyl Phosphate, Stearic Acid, Palmitic Acid, Glyceryl Stearate, Hydroxyacetophenone, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, C12-16 Alcohols, Aluminum Hydroxide, Cetearyl Alcohol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Polyhydroxystearic Acid, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium AcryloyldimethylTaurate Copolymer, Tromethamine, Hydrogenated Lecithin, Vinyl Dimethicone/Methicone SilsesquioxaneCrosspolymer, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Dipropylene Glycol, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Isostearate, Bambusa Vulgaris Water, Allantoin, Ectoin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate