Nëse keni probleme me hiperpigmentimin, dhe dëshironi t’i dhuroni lëkurës tuaj një trajtim me anë të një maske “sheet mask”, DR. JART+ Dermask Micro Jet Brightening Solution™, është zgjidhja e duhur për ju! Pëlhura e kësaj maske, është e formuluar me mikrofibër të hollë, në mënyrë që të gjithë përbërësit aktivë të depërtojnë thellë në lëkurë. Glutathione, një antioksidant i fuqishëm, ndihmon në zbehjen e njollave kafe, duke ofruar njëtrajtshmëri tonaliteti. Bashkimi i dy përbërësve të tjerë, siç janë: niacinamidet dhe α-bisabolol, do t’i dhurojnë lëkurës një pamje më rinore dhe plot shkëlqim! α-bisabolol nxit prodhimin e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat post-akne. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me hiperpigmentim dhe akneike.

*30gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë, duke hequr të dy filmat mbrojtës nga të dyja anët e maskës. Mbajeni të vendosur 20-40 minuta.

Përbërësit “magjik”

α-bisabolol, glutathione, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Trehalose, Stearic Acid, Allantoin, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Sodium Hyaluronate, Calcium Pantothenate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, Maltodextrin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Silica, Glutathione, Bisabolol, Sorbitan Sesquioleate, Glyceryl Stearate, Polysorbate 60, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, Triethanolamine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol.

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Dermask Micro Jet Brightening Solution (1.pc)

350 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI