E formuluar me dhëmbëza të buta dhe të trasha, DEW CARE Bristle Boost Scalp Massager është krijuar për të pastruar thellësisht dhe butësisht skalpin. Kjo furçë ndihmon në eliminimin e papastërtive, përfshirë pluhurin dhe zbokthin, duke ofruar një pastrim efektiv falë dhëmbëzave në tre madhësi të ndryshme. E dizajnuar për përdorim të lehtë, doreza ergonomike e saj parandalon rrëshqitjen, duke e bërë aplikimin më të rehatshëm. Përdorimi i këtij masazheri stimulon qarkullimin e gjakut në skalp, duke nxitur rritjen e flokëve dhe reduktuar rënien e tyre. Tashmë, larja e flokëve me shampoo do të jetë një eksperiencë relaksuese dhe e këndshme!

*Ky produkt është fitues i çmimit SheFinds Best New Beauty 2022.

Pasi të keni shkumuar flokët me shampoo, masazhoni butësisht skalpin me furçën për disa minuta.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Bristle Boost Scalp Massager

1,000 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI