FRUDIA My Orchard Quince Body Wash është një larës trupi i cili ofron qetësim të menjëhershëm të lëkurës, dhe e furnizon këtë të fundit plot me vitamina dhe lagështi. Aroma delikate e frutit të ftoit qëndron butësisht në trupin tuaj. Përveç ekstraktit të frutit të ftoit, ky larës trupi është i formuluar edhe me ekstrakt të mjaltit. Të dy këta përbërës qetësojnë lëkurën ndaj çdo lloj irritimi dhe rrisin elasticitetin e kësaj të fundit. Menjëherë pas larjes do të vëreni ndjesinë e freskisë dhe relaksimit në trup. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i këtij larësi me esencën e linjës: FRUDIA My Orchard Quince Body Essence. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurave. 

*350ml

Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i frutit të ftoit, ekstrakt mjalti

Lista e plotë e përbërësve

Water, Ammonium Lauryl Sulfate, Ammonium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Chloride, Styrene/VP Copolymer, Menthol, Cetyl Alcohol, Trihydroxystearin, Aloe Barbadensis Leaf Water, Sodium Sulfate, Laureth-3, Citrus Unshiu Peel Extract, Citric Acid, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Saccharum Officinarum (SugarCane) Extract, Honey Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Mentha Arvensis Leaf Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Chrysanthellum Indicum Extract, Hyaluronic Acid, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Ethylhexylglycerin, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Disodium EDTA, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Fragrance, Linalool, Butylphenyl Methylpropional

FRUDIA është bashkimi i emrit "frutit" dhe "dia", një fjalë greke që do të thotë "nga", e cila pasqyron përdorimin e të gjitha ekstrakteve të frutave nga marka koreane, për formulimet e saj shumë të veçanta te produktet. Marka përdor teknologjinë e patentuar R VITA W™, një teknologji fermentimi me një temperaturë të ulët e cila ruan lëndët ushqyese, vitaminat apo farat nga lëvozhgat e ndryshme të frutave. Të gjitha produktet e FRUDIA janë 100% të prodhuara në Kore.

 

FRUDIA My Orchard Quince Body Wash

1,000 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI