FRUDIA My Orchard Cherry Body Essence është një esencë në trajtë kremoze shumë të lehtë për trupin, e cila ofron hidratim të thellë, qetësim dhe furnizim të lëkurës plot me vitamina. Kjo esencë në formulimin e saj ka ekstrakt të frutit të qershisë dhe të mjaltit, Kombinimi i këtyre 2 përbërësve bën të mundur eksfolimin e butë të sipërfaqes së lëkurës, hidratimin e thellë dhe sigurisht mundëson rritjen e elasticitetit, duke premtuar një lëkurë shumë të butë. Konsistenca e kësaj esence përthithet menjëherë në trupin tuaj pa krijuar aspak ndjesi ngjitjeje ose bezdisjeje. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i kësaj esence me larësin e linjës: FRUDIA My Orchard Cherry Body Wash.

*200ml

Pasi të keni bërë dush ose sa herë që e ndjeni lëkurën të thatë, aplikoni një sasi të përshtatshme në trupin tuaj me një lëvizje të butë masazhi.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i frutit të qershisë, ekstrakt mjalti

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cetyl Ethylhexanoate, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polysorbate 60, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Stearyl Alcohol, Dimethicone, Myristyl Alcohol, Sodium Polyacrylate, Punica Granatum Fruit Extract, Lauryl Alcohol, Ethylhexyl Stearate, Butylene Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Potassium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Trideceth-6, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Saccharum Officinarum (SugarCane) Extract, Honey Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Citric Acid, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Ethylhexylglycerin, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Asiaticoside, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Chlorphenesin, Fragrance, Limonene, Benzyl Salicylate, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronellal, Linalool, Citronellol

FRUDIA është bashkimi i emrit "frutit" dhe "dia", një fjalë greke që do të thotë "nga", e cila pasqyron përdorimin e të gjitha ekstrakteve të frutave nga marka koreane, për formulimet e saj shumë të veçanta te produktet. Marka përdor teknologjinë e patentuar R VITA W™, një teknologji fermentimi me një temperaturë të ulët e cila ruan lëndët ushqyese, vitaminat apo farat nga lëvozhgat e ndryshme të frutave. Të gjitha produktet e FRUDIA janë 100% të prodhuara në Kore.

FRUDIA My Orchard Cherry Body Essence

1,000 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI