Nëse skalpi juaj është lehtësisht i ndjeshëm ndaj çdo agjenti të jashtëm, apo përbërësve irritues që gjenden në produkte të ndryshme të përkujdesjes së flokëve, atëherë Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo është zgjidhja e duhur për ju! Një shampoo e cila është e formuluar me më shumë se 90% përbërës natyralë, ideale për njerëzit me skalp shumë të ndjeshëm. Formulimi i saj është unik, pasi përbërja me ujë Bambusa Vulgaris, dhe ekstrakt i gjetheve saponaria officinalis, një ekstrakt i sapunit i njohur për prodhimin e shkumës natyrale, pastrojnë tërësish papastërtitë, por butësisht pa irritimin më të vogël. Nga ana tjetër, ekstrakti i luleve Camellia Japonica zbut dhe pastron skalpin e thatë dhe të acaruar, ndërkohë vaji Persea Gratissima (Avokado) forcon flokët dhe i lë ato të buta dhe me shkëlqim, por pa i rënduar. Phyto Therapy Shampoo, falë formulit të tij është i sigurt për t'u përdorur nga fëmijët si edhe gratë shtatzëna.
E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*300ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Ujë Bambusa Vulgaris, ekstrakt i gjetheve saponaria officinalis, ekstrakti i luleve Camellia Japonica dhe vaj Persea Gratissima (Avokado) .
Lista e plotë e përbërësve
Water, disodium laureth sulfosuccinate, lauryl hydroxysultaine, cocamide methyl MEA, lauryl glucoside, glycerin, sodium lauroyl methylaminopropionate, sodium cocoyl isethionate, bambusa vulgaris water, C12-13 pareth-9, propanediol, polyquaternium-10, gardenia florida fruit extract, citrus limonum (lemon) peel oil, citric acid, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, caprylyl glycol, sodium chloride, disodium edta, eucalyptus globulus leaf oil, ethylhexylglycerin, moringa oleifera seed extract, sapindus trifoliatus fruit extract, saponaria officinalis leaf extract, butylene glycol, citrus aurantium (lime) oil, litsea cubeba fruit oil, illicium verum (anise) fruit/seed oil, 1,2-hexanediol, camellia japonica flower extract, persea gratissima (avocado) oil, sodium citrate, vegetable oil, tocopherol, algin, citral, limonene.
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!