Një trajtim topik (lokal), efektiv dhe shumë i shpejtë për aknet, pikat e zeza dhe të bardha si edhe për ato tepër të qelbëzuara. COSRX Acne Pimple Master përmban ngjitëse në tre madhësi të ndryshme sipas nevojës, dhe duke i vendosur gjatë natës, ato nxisin procesin e shërimit dhe eliminojnë infeksionin dhe bakteriet, që janë shkaktarët kryesorë të akneve. Për të vazhduar trajtimin gjatë ditës, këshillohet të përdorni Clear Fit Master Patch të prodhuara gjithashtu nga COSRX.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.

 *24 ngjitëse

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes

Përbërësit "magjik"

Lista e plotë e përbërësve

Cellulose gum, Styrene Isoprene Styrene Block Copolymer, Polysobutylene, Petroleum Resin, Polyurethane Film, Liquid Paraffin, Tetrakis Methane

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

COSRX Acne Pimple Master

350 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI