BEAUTY OF JOSEON Ginseng Moist Sun Serum SPF50+ PA++++ ështe produkti më i veçantë i cili i është bashkuar më në fund koleksionit të "KORAL SECRETS"! Një “SPF-Serum” i lehtë, i pasur me 30% ekstrat të ginseng-ut, i cili ofron forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Ky përbërës njihet ndryshe si një SUPERFOOD-superushqim, si për organizmin, por edhe për trajtimin e lëkurës. Konkretisht trajton intensivisht vijat e holla dhe rrudhat. Nga ana tjetër, përmbajtja me 2% niacinamide do t’i dhurojë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar minimizimin e dukjes së poreve dhe mbajtjen në kontroll të sebumit. Përveç kësaj, formula e serumit të tipit kapsulë pa përbërës surfaktant absorbohet në lëkurë në mënyrë të lagësht dhe freskuese, duke e mbrojtur plotësisht lëkurën nga rrezet UV. Kosistenca e lehtë në trajtë xheli përthithet lehtësisht në lëkurë duke u bërë i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës. Për sa i përket mbrojtjes nga dielli, ky krem ka SPF 50+, që do të thotë se parandalon 98% të rrezeve UVB të depërtojnë në lëkurën tuaj dhe PA++++ (Mbrojtje jashtëzakonisht e lartë UVA, sipas rregulloreve koreane). I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*50ml
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
30% ekstrat të ginseng-ut, 2% niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Panax Ginseng Root Extract, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol, Methoxyphenyl Triazine, Alcohol, Acrylates Copolymer, Butyloctyl Salicylate, C12-15 Alkyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Phenethyl Benzoate, Panax Ginseng Berry Extract, Panax Ginseng Extract, Panax Ginseng Leaf/Stem Extract, Silica, Methylpropanediol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Angelica Archangelica Root Oil, Citrus Aurantium, Amara (Bitter Orange) Leaf/Twig Oil, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Jasminum Officinale (Jasmine) Oil, Panax Ginseng Root, Extract, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Polysilicone-15, Polymethylsilsesquioxane, 1,2-Hexanediol, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Pentylene Glycol, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Acrylates Crosspolymer-2, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, C30-45 Alkyldimethylsilyl Polypropylsilsesquioxane, Hydroxyacetophenone, Adenosine, Glycerin, Butylene Glycol, Ethyl Hexanediol, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Disodium EDTA
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.