ATOPALM Maternity Care Stretch Mark Cream është krem i linjës Maternity Care nga marka ATOPALM! Ky krem i dedikohet sidomos femrave gjatë shtatëzanisë , por jo vetëm. Formulimi me MLE® dhe Ceramide-9S™, të ngjashëm me lipidet natyrale të lëkurës, ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, që gjatë shtatëzanisë ka tendencë të dëmtohet dhe të jetë shumë e ndjeshme. Kremi përmban gjithashtu kolagjen nga kërpudha Silver Ear (prejardhje bimore), dhe vaj jojoba që i ofrojnë lëkurës hidratim të thellë, si edhe lehtësojnë kruarjen e saj si pasojë e thatësisë. Gjithashtu parandalon dhe shëron plotësisht strijat e kuqe të sapoformuara, dhe redukton ndjeshëm ato në ngjyrë të bardh. Vaji i farave Meadow, vaji Rapeseed dhe vaji i farave Macadamia ushqejnë lëkurën, dhe rrisin elasticitetin e saj! Ndërsa ekstrati i frutit camu camu (një lloj qershie), me përmbajtje të lartë të vitaminës C, bën të mundur zbehjen dhe parandalimin e formimit të hiperpigmentimit. Këtë krem e sugjerojmë edhe për personat që janë në proçes humbjeje ose shtimi të peshës trupore. Gjithashtu këshillohet të përdoret në moshën e adoleshencës dhe fazën e pubertetit, ku trupi pëson ndryshime drastike nga rritja dhe ndryshimi i peshës trupore.
Formula e tij është hipoalergjike, dhe e testuar dermatologjikisht. Nuk përmban ngjyrues artificial, paraben, fragrancë artificiale, etanol, vaj mineral, fenoksyetanol, benzofenon, PG, PEG dhe diathanolamine.
*150ml
Aplikoni kremin në mëngjes dhe në mbrëmje, duke masazhuar të gjithë trupin, duke përfshirë barkun, kofshët, krahët, gjirin dhe vithet, në të cilat nevojitet dhe një trajtim më i dedikuar në parandalimin e strijave.
Përbërësit “magjik”
MLE, Ceramide-9S™, vaji i farave Meadow Foam, vaji Rapessed, vaji i farave Macadamia, frutat camu camu
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycerin, Cetearyl Ethylhexanoate, Capryic/Capric Triglyceride, Cocogiycerides, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Stearate, Stearic Acid, 1,2-Hexanediol, Myristoylpalmitoyl Oxostearamide Iarachamide Mea, Beta-Glucan, Olea Europea (Olve) Fruit Oil, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Tremella Fuciformis Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Seed Oil, Cetearyl Olnate, Sorbitan Olvate, Hydrogenated Vegetable Oil, Nelumbo Nucifera Flower Water, Viscum Album (Mistletoe) Fruit Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Panthenol, Tocopherol, Phytosterols, Carbomer, Allantoin, Arginine, Xanthan Gum, Bisabolol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Santalum Album (Sandalwood) Ol, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol
Marka ATOPALM u krijua nga dashuria e një babai për fëmijët e tij dhe pasioni për kërkimin. Prej më shumë se 10 vitesh studim dhe kërkim të njohurive për gjetjen e zgjidhjes dhe trajtimit të lëkurës së ndjeshme, si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit, lindi marka ATOPALM. Kjo markë kontribuon në mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit të lëkurës.