Është momenti të kujdeseni për lëkurën e trupit dhe t'i dhuroni vetes një dozë të lartë energjie dhe humori! Locioni i trupit AROMATICA Serene Lavender & Marjoram Body Lotion është i formuluar me 3% përbërës organikë dhe 92.5% përbërës me origjinë natyrale. Formulimi i tij me vajin esencial të livandos, ka veti qetësuese dhe relaksuese për mendjen, ndërsa vaji esencial i borzilokut forcon barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm. Do të mahniteni nga aroma fantastike e këtij kremi! Gjithashtu hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës e shtojnë edhe përbërësit, si: gjalpi shea dhe vaji organik babasu, duke promovuar gjithmonë një lëkurë të shëndetshme dhe të lëmuar. Teksa e aplikoni do t'ju ofrojë një ndjenjë freskie dhe pastërtie. Përhapet lehtësisht në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me larësin e linjës: AROMATICA Serene Lavander & Marjoram Body Wash.

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale. Ky produkt ka paketim ekologjik.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv. 

*300ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.

Përbërësit "magjik"

vaj esencial livando, vaj esencial borziloku

Lista e plotë e përbërësve

3% përbërës organik dhe 92.5% përbërës me origjinë natyrale.

Aqua, Glycerin(Plant-derived moisturizer), Butylene glycol(Moisturizer), Ethylhexyl palmitate(Plant-derived emollient), Propanediol(Plant-derived moisturizer), Caprylic/capric triglyceride(Plant-derived emollient), Polyglyceryl-3 methylglucose distearate(Plant-derived emulsifier), 1)Butyrospermum parkii butter, Helianthus annuus seed oil, Triethyl citrate(Emollient), Sorbitan stearate(Plant-derived emulsifier), Octyldodecanol(Plant-derived emollient), Hydroxyethyl urea(Moisturizer), Betaine(Sugar beet-derived moisturizer), Glyceryl glucoside(Plant-derived moisturizer), 1)Orbignya oleifera seed oil, Erythritol(Glucose-derived moisturizer), Coco-caprylate/caprate(Coconut-derived emollient), Cetearyl stearate(Plant-derived emulsifier), 1,2-Hexanediol(Emollient), 2)Lavandula angustifolia oil, 2)Linalool(Ingredient in lavender oil), 2)Lavandula hybrida oil, Caprylyl glycol(Emollient), Acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer(Moisturizing/Thickening agent), Illicium verum fruit extract, 2)Citrus aurantium bergamia fruit oil, Arginine(Amino acid emollient), Xanthan gum(Protein fermentation moisturizing/thickening agent), 2)Limonene(Ingredient in bergamot oil), 2)Styrax benzoin gum(Benzoin oil), 2)Canarium luzonicum gum oil(Elemi oil), Hydrogenated olive oil unsaponifiables(Olive-derived emollient), 2)Geraniol(Ingredient in lavender oil), 2)Benzyl benzoate(Ingredient in benzoin), 2)Benzyl alcohol(Ingredient in benzoin), 2)Origanum majorana leaf oil 1)Organic raw materia(s) 2)Naturally found in essential oils

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Serene Lavender & Marjoram Body Lotion

1,200 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI