Rosemary Active V Anti Hair Loss Tonic është një trajtim që targeton disa problematika njëherësh si: rënien e flokëve, dëmtimin e tyre ose skalpin shumë sensitiv. Formulimi me proteinën LPP (Lipoma-preferred partner) i jep elasticitet gjithë gjatësisë së flokut, nga rrënja te maja. Vitamina Aktive V gjallëron dhe “rizgjon” një skalp të lodhur nga produkte të dëmshme, smogu apo uji i pafiltruar. Rozmarina dhe vaji esencial i drurit të kedrit, pastrojnë në thellësi skalpin dhe e qetësojnë atë.
Filozofia e produkteve koreane për trajtimin e flokut është: skalp i shëndetshëm = flokë të shëndetshme! Nëpërmjet këtij toniku do të arrini të forconi rrënjën e flokëve duke parandaluar rënien e tyre! Do të arrini të keni flokë plot me volum dhe të shëndetshëm! Një detaj për t'u përmendur është që ky produkt, si çdo produkt tjetër i markës AROMATICA ju mundëson një seancë aromaterapie, duke ju relaksuar edhe mendjen! Për efekte maksimale sugjerohet kombinimi me shampoo-n e linjës: AROMATICA Rosemary Active V Anti Hair Loss Shampoo.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*100ml
Tundeni shishen përpara përdorimit dhe aplikojeni pas larjes së flokut. Sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.
Përbërësit "magjik"
Rozmarinë, kompleksi me 5 Vitamina, kompleksi i ushqimeve me ngjyrë të zezë, çaj bimor për kujdesin e kokës.
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Alcohol Denat, Butylene Glycol, Glyceryl Caprate, Polyglyceryl-2 Laurate, Polyglyceryi-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Capyly/Capryl Glucoside, Betaine, Menthol, Salicylic Acid, Panthenol, Abies Sibirica Oil, Lavandula Hybrida Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus
Leaf Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, "Rosmarinus Offcinalis (Rosemary) Leaf Oil, Alantoin, Ascorbic Acid, "Calcium Pantothenate, Dimethyl Sulfone, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Caffeine, Maltodextrin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydroxyethylcellu lose, Xanthan Gum, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Biotin, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Cucurbita Pepo (Pumpkin) Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Hydrolyzed Barley Protein, Hydrolyzed Con Protein, Hydrolyzed Oat Prtein, Hydrolyzed Peà Protein Hydrolyzed Potato Protein, Hydrolyzed Rice Bran Protein, Hydrolyzed Rice Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Swet Almond Proten Hydrolyzed Wheat Protein, Gardenia Taitensis Flower, Houtuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Morus Alba Fruit Extract, Nigela Sativa Seed Extract, Oryza
Sativa (Rice) Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Piper Nigrum (Pepper) Seed Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Solanum Melongena (Eggplant) .Fruit Extract, Copper Tripeptide-1, Tocopherol, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Sodium Citrate, Sodium Chloride, Disodium EDTA, 12-Hexarnediol, Limonene, Linalool Vitamin complex Naturally found in essential oil(s)
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.