-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SHISEIDO TSUBAKI Premium Volume & Repair Conditioner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SHISEIDO TSUBAKI Premium Volume & Repair Conditioner është një balsam i formuluar për të riparuar flokët e dëmtuar duke ruajtur njëkohësisht volumin e flokëve. Formula e tij përmban vaj Tsubaki (kamelia japoneze), i cili është i pasur me vitamina dhe acide yndyrore, për të hidratuar thellë, për të rikthyer shkëlqimin dhe për të përmirësuar elasticitetin e flokëve, ndërsa proteinat e hidrolizuara ndihmojnë në forcimin dhe zbutjen e fijes së flokut, duke reduktuar thyerjen. Formula plotësohet me aminoacide, që ndihmojnë në rikthimin e strukturës së flokut, dhe ekstrakte botanike, që ndihmojnë në ushqimin dhe i bëjnë ato të duken më të shëndetshëm. Aplikohet vetëm në gjatësinë dhe majat e flokëve, jo në rrënjë, për të shmangur rëndimin dhe për të ruajtur volumin. Është i përshtatshëm për flokë të dëmtuar, të thatë në gjatësi apo të hollë që kanë nevojë për ushqim dhe volum pa u rënduar, duke lënë flokët më të butë, të lëmuar dhe të lehtë.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit.
*450ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
vaj Tsubaki, proteina, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Stearyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Dimethicone, Isopropyl Alcohol, Glycerin, Amodimethicone, Fragrance (Parfum), Camellia Japonica Seed Oil (Tsubaki Oil), Hydrolyzed Conchiolin Protein (proteinë mëndafshi), Arginine, Glutamic Acid, Sodium PCA, Lactic Acid, Tocopherol (Vitamin E), PEG-90M, Cetrimonium Chloride, Trideceth-12, Butylene Glycol, Phenoxyethanol, Methylparaben, Ethylparaben.
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













