-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SHISEIDO TSUBAKI Premium EX Damage Care & Repair Treatment
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SHISEIDO TSUBAKI Premium EX Damage Care & Repair Treatment është një trajtim i avancuar japonez për flokët e dëmtuar, i krijuar për të rikthyer butësinë, forcën dhe shkëlqimin natyral që nga brenda fibrës së flokut. I zhvilluar ngamarka SHISEIDO, ky treatment është pjesë e linjës premium EX dhe fokusohet në riparim intensiv dhe ushqim të thellë pas larjes. Formula e tij përmban vaj Tsubaki (Camellia Japonica Seed Oil), i cili hidraton dhe ushqen thellësisht flokun, duke ndihmuar në rikthimin e elasticitetit dhe zbutjes së menjëhershme të fibrës së dëmtuar. Gjithashtu, përmban proteina të hidrolizuara dhe aminoacide, të cilat forcojnë strukturën e flokut, ndihmojnë në mbylljen e kutikulës dhe reduktojnë ndjeshëm thyerjen dhe majat e ndara. Këta përbërës punojnë në mënyrë harmonike për të rikthyer flokët nga gjendja e thatë dhe e dëmtuar në flokë më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm. Tekstura e tij e pasur dhe kremoze depërton lehtë në fijet e flokut pa i rënduar, duke lënë një ndjesi shumë të butë dhe të lëmuar pas shpëlarjes. Është veçanërisht i përshtatshëm për flokë të dëmtuar nga nxehtësia, trajtimet kimike ose dekolorimi, duke ofruar një rezultat të dukshëm që nga përdorimi i parë: flokë më të ushqyer, më të fortë dhe me shkëlqim natyral.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit.
*450ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
vaj Tsubaki, proteina, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Dimethicone, Glycerin, Isopropyl Alcohol, Camellia Japonica Seed Oil (Tsubaki Oil), Hydrolyzed Conchiolin Protein, Arginine, Glutamic Acid, Serine, Glycine, Alanine, Proline, Sodium PCA, PCA, Sodium Lactate, Tocopherol, Amodimethicone, PEG-90M, Cetrimonium Chloride, Trideceth-12, Butylene Glycol, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Fragrance (Parfum)
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













