Esenca TORRIDEN Solid-IN Ceramide Essence është krijuar për të ofruar hidratim intensiv dhe mbrojtje të lëkurës që nga shtresa e saj më e thellë. Formuluar me kompleksin e avancuar 5D të pesë llojeve të keramidesh – Ceramide EOP, që mbron nga faktorët e jashtëm, Ceramide NS, që ruan lagështinë e nevojshme, Ceramide NP, që përmirëson elasticitetin, Ceramide AS dhe Ceramide AP, të cilat mbrojnë barrierën natyrale të lëkurës dhe nxisin rigjenerimin qelizor. Kjo esencë minimizon ndjeshmërinë e lëkurës dhe qetëson kruarjet, duke larguar qelizat e vdekura dhe duke ofruar një ndjesi të freskët dhe të hidratuar. Falë Phytosphingosine, lëkura rigjenerohet vazhdimisht, duke ruajtur hidratimin gjatë gjithë ditës. Ekstrakti i frutit Citrus Unshiu ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe kontrollin e sebumit të tepërt, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe sensitive. Aplikimi i kësaj esence krijon një bazë të shkëlqyer për përkujdesje të mëtejshme, duke e lënë lëkurën të hidratuar, të freskët dhe të mbrojtur në mënyrë të përkryer.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Kompleks 5D, kompleks Phytosphingosine, Citrus Unshiu
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Ceramide NP,
Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide
EOP, Ceramide AP, Chamomilla Recutita (Matricaria) Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Sucrose, Cholesterol, Glycereth-26, C14-22 Alcohols, C12-20 Alkyl Glucoside, PVM/MA Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Tocopherol, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Adansonia Digitata Seed Oil, Xanthan Gum, Stearic Acid, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!