THE PLANT BASE Time Stop Vitamin Ampoule është një ampulë ose serum me përbërje shumë të veçantë dhe të përqëndruar, falë së cilës do i thoni STOP plakjes së lëkurës. Formulimi i saj konsiston në përmbajtjen e 14 llojeve të ndryshme të vitaminave dhe 7 llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Kjo përbërje përveçse forcon barrierën natyrale të lëkurës, ofron hidratim të thellë, për t'a pasur këtë të fundit plot shkëlqim dhe shëndet. Formulimi me Retinyl Palmitate (derivat i vitaminës A), tochopherol dhe përbërësit të patentuar, si: Inflax™ i cili ka veti antioksiduese, dhe Bakutrol™ i cili përmban bakuchiol, është një kokteil përbërësish që i adresohen rritjes së elastictetit të lëkurës dhe parandalimit të krijimit të vijave të holla dhe rrudhave në të. Ky serum përmban niacinamide dhe vitaminë C (Asorbic Acid) për t'i adresuar edhe hiperpigmentimit, si edhe minimizimit të poreve. Dhe përbërësi më i veçantë që përmban, është ai i 83% ekstrakt të luleve të qershisë me prejardhje nga ishulli Jeju. Ky ekstrakt do të kontribuojë në rritjen e elasticitit dhe për t'a mbajtur lëkurën plot vitalitet! Ky serum është një multivitamin për lëkurën sepse përveç gjithë përbërësve të sipër-përmendur përmban edhe ekstrakt nga rrënja e bimës Glycyrrhiza Glabra (Licorice) për të trajtuar aknet dhe inflamacionin në lëkurë. Ampula nuk përmban ngjyrues artificial, edhe pse është ngjyrë rozë natyrale. Këtë ngjyrë e ka falë formulimit të ekstrakteve të 3 bimëve sëbashku: (ekstrakt Eclipta Prostrata, ekstrakt të gjethes së bimës Melia Azadirachta dhe vaj të farave së bimës Moringa Oleifera). Kjo ampulë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe kryesisht i adresohet personave që dëshirojnë t'i ofrojnë lëkurës një kompleks vitaminash duke e bërë të duket plot jetë dhe me shkëlqim! 

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe natyrale. 

*30ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

14 lloje vitaminash, 7 lloje të acidit hialuronik, Inflax™, Bakutrol™, Retinyl Palmitate

Lista e plotë e përbërësve

Prunus Yedoensis Flower Extract, Butylene Glycol, 1, 2-Hexanediol, Niacinamide, Purified Water, PPG-26-Buteth-26, Glycerin, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Glycereth-26, Sodium Hyaluronate, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Eclipta Prostrata Extract, Bakuchiol, Allantoin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Panthenol, Hydrogenated Polydecene, Adenosine, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Lavandula Hybrida Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Helianthus Annuus Seed Oil, Disodium EDTA, Trideceth-10, Moringa Oleifera Seed Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Ascorbic Acid, Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Morus Alba Bark Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Tocopheryl Acetate, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Beta-Glucan, Ocimum Basilcum, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Retinyl Palmitate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Thiamine HCl, Riboflavin, Pyridoxine, Pantothenic Acid, Menadione, Folic Acid, Cyanocobalamin, Biotin, Limonene

Në vitin 2005 lindi marka THE PLANT BASE, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë. Sa herë do të përdorni një produkt të THE PLANT BASE, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. THE PLANT BASE merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.

THE PLANT BASE Time Stop Vitamin Ampoule

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI