SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Toner është një toner i formuluar me përbërës të pasur që ofron një qetësim të menjëhershëm dhe ushqim intensiv për lëkurën. Me 65% ekstrakt propolisi, ky toner është formuluar për të mbrojtur dhe rigjeneruar barrierën e lëkurës, duke reduktuar inflamacionin dhe duke luftuar dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Propolisi, i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-bakteriale dhe anti-oksiduese, qetëson lëkurën e irrituar dhe ndihmon në parandalimin e akneve, ndërsa centella asiatica dhe ujë nga gjethja e pemës së çajit bashkëveprojnë për të rigjallëruar dhe riparuar lëkurën e dëmtuar. Nga ana tjetër, ceramidet në formulim ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës. Ky toner është ideal për lëkurë sensitive,të prirur ndaj akneve ose për ata që kërkojnë të rikthejnë shkëlqimin dhe shëndetin e lëkurës së tyre.
Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
65% ekstrakt propolisi, centella asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract(65%), Honey Extract, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Hydroxyethyl Urea, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Honey, Panthenol(5,000 ppm), Royal Jelly Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Pollen Extract, Malt Extract, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Adenosine, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ceramide NP, Citric Acid, Sodium Citrate, C12-13 Pareth-9, Sodium Polyacrylate, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance, Benzyl Alcohol, Coumarin
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.