Ky set unik nga marka SOME BY MI përmban katër produkte të veçanta për një rutinë të plotë për qetësimin dhe rigjenerimin e lëkurës sensitive, të thatë ose me barrierë të dëmtuar. I bazuar në kompleksin e fuqishëm Pro-Panthenol™️, një përzierje e propolisit dhe vitaminës B5, si dhe në formulën qetësuese Truecica™️ (me ekstrakt të centella asiatica), ky set ndihmon në mbrojtjen dhe përmirësimin e barrierës së lëkurës, duke ofruar një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Seti është i përbërë nga këto produkte: 

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Oil to Foam

Ky larës i veçantë kombinon fuqinë e kompleksit “Pro-Panthenol™” (një përzierje e propolisit dhe vitaminës B5 panthenol) dhe kompleksit Truecica™ (përmban disa lloje ekstrakti të bimës Centella Asiatica) për të krijuar një larës të përsosur për lëkurën shumë sensitive, të thatë dhe me barrierë të dëmtuar. Kjo formulë inovative xhel-vaj jo vetëm që heq të gjitha mbetjet e makeup-it dhe papastërtitë, por gjithashtu ofron një eksfolim shumë të butë, duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës pa shkaktuar irritime.

*30ml

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Toner

Me 65% ekstrakt propolisi, ky toner është formuluar për të mbrojtur dhe rigjeneruar barrierën e lëkurës, duke reduktuar inflamacionin dhe duke luftuar dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Propolisi, i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-bakteriale dhe anti-oksiduese, qetëson lëkurën e irrituar dhe ndihmon në parandalimin e akneve, ndërsa centella asiatica dhe ujë nga gjethja e pemës së çajit bashkëveprojnë për të rigjallëruar dhe riparuar lëkurën e dëmtuar. Nga ana tjetër, ceramidet në formulim  ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës.

*30ml

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Serum

I formuluar me  propolis, dhe jo pak por 73% ekstrakt propolisi. Tashmë ky përbërs njihet për vetitë e tij anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe anti-oksiduese duke e qetësuar dhe mbrojtur lëkurën nga stresorët e jashtëm. Nga ana tjetër, formulimi me centella asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit, fermente nga farat e sojës, probiotikë(lactobacillius) bashkëveprojnë për të ulur irritimet në lëkurë dhe për t’i dhuruar lëkurës një pamje sa më radiante dhe të shëndetshme. Serumi përmban gjithashtu 3 lloje të acidit hialuronik si: Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, dhe Sodium Acetylated Hyaluronate për të ruajtur balancën e hidratimit në lëkurë.

*10ml

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Cream

Një krem i veçantë i formuluar me 70% ekstrakt propolis. Ky përbërës është i njohur për vetitë e tij anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe anti-oksiduese, që ndihmojnë në qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës nga agresorët e jashtëm. Kremi përmban gjithashtu “Royal Jelly”, një lëndë ushqyese e prodhuar nga bletët, e cila përmban vitamina, minerale dhe aminoacide që stimulojnë rigjenerimin e lëkurës, duke ndihmuar në hidratimin dhe ushqimin e thellë të saj. Përveç kësaj, Vitamina B5 dhe mjaltë Manuka ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa ceramidat, acid hialuronik dhe kompleksi Truecica™️ forcojnë barrierën e lëkurës, duke siguruar kështu një pamje më të shëndetshme dhe rinore.

*20ml

Formula është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Oil to Foam

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Cream

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Oil to Foam

Përbërësit "magjik"

Pro-Panthenol™” (një përzierje e propolisit dhe vitaminës B5 panthenol), Truecica™ (përmban disa lloje ekstrakti të bimës Centella Asiatica)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propolis Extract(11.4 %), Coco-Betaine, Glycerin, Honey Extract, Potassium Cocoate, Canola Oil, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylates Copolymer, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Panthenol(1,000 ppm), Honey, Royal Jelly Extract, Ceramide NP, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Artemisia Capillaris Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Oil, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Quillaja Saponaria Bark Extract, Sapindus Mukorossi Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Portulaca Oleracea Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Glycolipids, Phytosphingosine, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Cocoyl Apple Amino Acids, Potassium Cocoyl Hydrolyzed Oat Protein, Babassuamidopropyl Betaine, Coco-glucoside, Potassium Stearate, Potassium Myristate, Tromethamine, Sodium Surfactin, Glyceryl Laurate, Hydrogenated Lecithin, Erythritol, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, C12-15 Alkyl Benzoate, Caprylyl Glycol, Hexylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Caprylate, Sodium Benzoate, Pentylene Glycol, CI 17200, CI 19140, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Disodium EDTA, Fragrance

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Toner

Përbërësit "magjik"

65% ekstrakt propolisi, centella asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit, keramide

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract(65%), Honey Extract, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Hydroxyethyl Urea, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Honey, Panthenol(5,000 ppm), Royal Jelly Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Pollen Extract, Malt Extract, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Adenosine, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ceramide NP, Citric Acid, Sodium Citrate, C12-13 Pareth-9, Sodium Polyacrylate, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance, Benzyl Alcohol, Coumarin

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Serum

Përbërësit "magjik"

73% ekstrakt propolisi, centella asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit, ekstrakt të fermentuar nga farat e sojës dhe probiotikë (Lactobacillus),  Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid dhe Sodium Acetylated Hyaluronate

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract(73 %), Honey Extract, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Panthenol(10,000 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Saccharomyces/Barley Seed Ferment Filtrate, Lactobacillus/Pear Juice Ferment Filtrate, Royal Jelly Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Coptis Japonica Extract, Malt Extract, CI 77480, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Allantoin, Adenosine, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Arginine, Ceramide NP, Citric Acid, Sodium Citrate, C12-13 Pareth-9, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Carbomer, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Cream

Përbërësit "magjik"

70% ekstrakt propolisi, Royal Jelly, Vitaminë B5, mjaltë Manuka, ceramide, acid hialuronik, kompleksi Truecica™️

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract(70 %), Honey Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Panthenol(1 %), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus Ferment Lysate, Royal Jelly Extract, Beeswax, Centella Asiatica Leaf Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Malt Extract, Trehalose, Arginine, Tocopherol, Adenosine, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Caprylyl Methicone, Sorbitan Oleate, Inulin Lauryl Carbamate, Behenyl Alcohol, Sorbitan Isostearate, Caprylyl/​Capryl Glucoside, Xanthan Gum, Carbomer, Dimethicone/​Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acrylate/​Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance, Benzyl Alcohol, Coumarin

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Customer Reviews

No reviews yet Write a review

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Starter Kit

1,500 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI