Nuk mund të mungonte maska "sheet mask" e linjës, Galactomyces Glutathione, nga koleksioni 'KORAL SECRETS'! Maska ka një formulë vegane, që ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave. Ashtu si e gjithë linja, përmban vitaminë C dhe 5% filtrat i fermentuar i Galactomyces (me origjinë nga majaja), për t'i ofruar lëkurës hidratim të thellë, dhe në tërësi një rigjallërim të saj. Përveç këtyre efekteve, me anë të përdorimit të vazhdueshëm të saj, lufton shenjat e moshës. Esenca e maskës, ka të njëjtën përbërje si serumi, duke e bërë akoma më te fuqishëm, pasi pëlhura e saj bën të mundur penetrimin më të shpejtë dhe të thellë në lëkurë.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*22gr
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C dhe 5% filtrat i fermentuar i Galactomyces
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Galactomyces Ferment Filtrate(50,029 ppm), Glycerin, Methylpropanediol, Glycereth-26, Niacinamide, Glyceryl Glucoside, Glyceryl Polymethacrylate, Erythritol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Caprylyl Glycol, Arginine, Hydrolyzed Jojoba Esters, Xanthan Gum, Adenosine, Glucose, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Citric Acid, Ascorbic Acid, Polyquaternium -51, Panthenol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Sodium Citrate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Glutathione(10.89 ppm), Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Pyrus Malus [Apple] Fruit Extract, Saccharide Isomerate, Hydrogenated Lecithin, Pantolactone, Maltodextrin, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Prunus Serrulata Flower Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Lilium Tigrin um Extract, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Disodium EDTA, Limonene, Linalool
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.