SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Serum, ashtu si e gjithë linja përmban në formulim 81.6% kolagjen, të kombinuar me ekstraktin e pastër të arit, për të krijuar një përvojë të pasur dhe transformuese për lëkurën. Kolagjeni, një proteinë jetike që mban lëkurën tonë të fortë dhe elastike, depërton thellë në shtresat e lëkurës për ta përforcuar dhe mbështetur atë nga brenda. Kjo proteinë ndihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit, duke i dhuruar lëkurës një pamje rinore dhe të freskët. Ndërkohë, ekstrakti i arit, një përbërës i çmuar dhe fuqishëm, vepron si një antioksidues i shkëlqyer që mbron lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe agresorët mjedisorë. Ky ekstrakt i pasur jo vetëm që rrit shkëlqimin natyral të lëkurës, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës, duke i dhënë lëkurës një ndriçim të mrekullueshëm dhe të shëndetshëm. Ky serum i rrallë, i përftuar nga kavjari, ushqen lëkurën në nivel qelizor, duke ofruar një përthithje të thellë dhe të shpejtë që siguron efektivitet maksimal. Çdo pikë e këtij serumi është i mbushur me forcën rigjeneruese të kolagjenit dhe shkëlqimin mbrojtës të arit, duke dhuruar një lëkurë më të butë, më të fortë dhe të ndriçuar. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm aparencën e shenjave të moshës duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re! Këshillohet për lëkurë mature. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me kremin e njëjtës linjë:SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Cream.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*40ml 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit “magjik”

81.6% kolagjen, ekstrakt të pastër ari, kavjar

Lista e plotë e përbërësve

Hydrolyzed Collagen Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Methyl Gluceth-20, Caviar Extract, Butylene Glycol, Water, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Dimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Polysorbate 60, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Caprylyl Methicone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Colloidal Gold, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Fragrance, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Carbomer, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Collagen, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Beta-Glucan, Polysorbate 20, Sucrose Palmitate, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Laurate, BHT, Alcohol, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Glycerophosphocholine, Sucrose Laurate, Creatine, Mannitol, Lysolecithin, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Sodium Ascorbyl Phosphate, Benzyl Benzoate

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

 

SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Serum

5,200 ALL 6,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI