SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Eye Cream është një krem ekskluziv për zonën delikate të syve, i formuluar me përbërës të zgjedhur me kujdes për të ofruar një trajtim të plotë dhe efektiv. Përbërja përfshin 40.1% kolagjen, një proteinë esenciale që ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e forcuar dhe rigjallëruar atë. Kolagjeni vepron në mënyrë të thellë për të reduktuar rrudhat dhe linjat e holla, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më rinore. Ndërsa, ekstrakti i arit të pastër në formulim sjell një prekje luksoze, duke ndihmuar në stimulimin e mikrocirkulacionit dhe në përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës. Ari gjithashtu ka veti të fuqishme antioksiduese, që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe faktorët e mjedisit. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem përmban gjithashtu në formulim kavjarë. Përbërës i njohur për pasurinë e tij me aminoacide dhe acide yndyrore omega-3, depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ushqyer dhe hidratues në mënyrë intensive. Gjithashtu, ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe në ruajtjen e ekuilibrit të lagështirës, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të tonifikuar. Me përdorim të rregullt, ky krem do të transformojë zonën tuaj të syve, duke i dhënë asaj një pamje më të ndritshme, më të butë dhe më rinore.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë dhe ngjyrues artificial.
*30ml
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve, pikat nazolabiale, qafë dhe dekolte.
Përbërësit "magjik"
40.1% kolagjen, ekstrakti ari, kavjar
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract, Water, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Diisostearyl Malate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Behenyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Caviar Extract, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, PEG-100 Stearate, 1,2-Hexanediol, Dimethicone, Phytosteryl Isostearyl Dimer Dilinoleate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cyclohexasiloxane, Polyacrylate-13, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Dimethiconol, Polyisobutene, Hydrolyzed Rice Protein, Fragrance, Caprylyl Glycol, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Carbomer, Lupinus Albus Seed Extract, Isohexadecane, Adenosine, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Disodium EDTA, Polysorbate 80, Yeast Extract, Sorbitan Oleate, Polyglyceryl-10 Laurate, Colloidal Gold, Hydrolyzed Collagen, Caprylic/Capric Triglyceride, Acetyl Hexapeptide-8, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Alcohol, Tripeptide-29, Glycerophosphocholine, Sucrose Laurate, Creatine, Palmitoyl Tripeptide-1, Mannitol, Lysolecithin, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4, Sodium Ascorbyl Phosphate, Benzyl Benzoate, Linalool, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Hydroxycitronellal
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.