SKINFOOD Black Sugar Perfect First Essential Serum është një serum multifunksional që kombinon fuqinë natyrale të sheqerit të zi me teknologjinë moderne të kujdesit për lëkurën. Ky serum unik përmban 30% sheqer të zi të fermentuar dhe të maturuar për 672 orë, një proces që rrit efektivitetin e tij në hidratim dhe rinovimin e lëkurës. Fermentimi ndihmon në krijimin e enzimave dhe acidit laktik, të cilët kontribuojnë në eksfolimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke nxjerrë në pah një teksturë më të lëmuar. Nga ana tjetër, përbërësit aktivë si acidi salicilik dhe ai glikolik në këtë serum kontribuojnë në shpërbërjen e papastërtive të grumbulluara dhe pikave të zeza, duke vepruar gjithashtu për të zvogëluar pamjen e poreve të zgjeruara dhe për të kontrolluar prodhimin e sebumit, çka e bën atë një zgjedhje ideale për lëkurat e yndyrshme dhe ato me prirje ndaj akneve. Ndër të tjera, serumi përmban edhe ekstrakte frutash si mollë, limon, portokall, papaja, si dhe aloe vera—përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, të cilat ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe acarimeve. Njëkohësisht, serumi ndihmon në minimizimin e shfaqjes së vijave të holla dhe rrudhave, duke mbështetur elasticitetin e lëkurës falë përmbajtjes së glicerinës. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: PEW, alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*120ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
30% sheqer të zi, acidi salicilik dhe ai glikolik, ekstrakte frutash si mollë, limon, portokall, papaja, aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
Water, Black Sugar Extract, Glycerin, Alcohol Denat., Butylene Glycol, Niacinamide, Opuntia Ficus-Indica Stem Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Galactomyces Ferment Filtrate, Propanediol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Arginine, 1,2-Hexanediol, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Tamarindus Indica Seed Gum, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Rice Ferment Filtrate (Sake), Glycolic Acid, Hizikia Fusiforme Extract, Ethylhexylglycerin, Salicylic Acid, Maackia Fauriei Stem Extract, Adenosine, Sucrose, Glucose, Sodium Hyaluronate, Cellulose Gum, Panthenol, Xanthan Gum, Sodium Pca, Lactobacillus Ferment Lysate Filtrate, Molasses, Caprylyl Glycol, Caramel, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.