ROVECTIN Anti-Irritant Barrier Repair Ultra Lotion, ndryshe njihet si produkti që përfaqëson në mënyrën më të denjë markën ROVECTIN! Ky krem në trajtë locioni përmban formulën e patentuar Rovectin's Barrier Repair Complex™️, një kompleks me bazë bimore i cili vepron si një lipid natyral, për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm. Gjithashtu, kjo formulë siguron lëndë ushqyese për të luftuar shenjat e plakjes, si edhe ndihmon në rigjallërimin e lëkurës së dëmtuar. Nga ana tjetër formulimi i këtij locioni me niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke zbehur njollat kafe dhe duke i ofruar kësaj të fundit një pamje plot shëndet dhe shkëlqim! Ky locion siguron hidratim të thellë gjatë gjithë ditës, por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, gjithashtu ndihmon për të luftuar shenjat e sëmundjeve të lëkurës si: ekzemë dhe psoriasis.


Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*200ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Rovectin's Barrier Repair Complex™️, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

water, glycerin, caprylic/capric triglyceride, caprylyl methicone, 1,2-hexanediol, niacinamide, butyrospermum parkii (shea) butter, helianthus annuus (sunflower) seed oil, carthamus tinctorius (safflower) seed oil, prunus amygdalus dulcis (sweet almond) oil, eclipta prostrata extract, melia azadirachta flower extract, melia azadirachta leaf extract, curcuma longa (turmeric) root extract, ocimum sanctum leaf extract, hydrolyzed hibiscus esculentus extract, lupinus albus seed extract, moringa pterygosperma seed extract, corallina officinalis extract, moringa oleifera seed oil, persea gratissima (avocado) oil, ricinus communis (castor) seed oil, sodium hyaluronate, haematococcus pluvialis extract, pentylene glycol, cetearyl olivate, sorbitan olivate, vinyl dimethicone, sodium polyacryloyldimethyl taurate, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, hydrogenated polydecene, allantoin, tromethamine, ethylhexylglycerin, trideceth-10, sorbitan isostearate, ceramide np, glycine soja (soybean) sterols, linoleic acid, phospholipids, astaxanthin, carbomer, xanthan gum, disodium edta

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Anti-Irritant Barrier Repair Ultra Lotion

4,600 ALL 6,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI