NUMBUZIN  No.8 Fine Cica Serum është aleati i përsosur për lëkurën tuaj, sidomos kur përballeni me shpërthime aknesh, irritime apo një barrierë të dëmtuar. I formuluar me kompleksin e fuqishëm Cica, që përmban Centella Asiatica, Asiaticoside dhe Madecassoside, ky serum qetëson menjëherë inflamacionet dhe redukton irritimet e shkaktuara nga aknet apo faktorët e jashtëm si pluhuri dhe rrezet UV. Me një kombinim të përbërësve thelbësorë si Beta Glucan, Glicerinë dhe Squalane, ai hidraton në mënyrë intensive, ndërsa Oligopeptide-1, Oligopeptide-3 dhe Panthenol ndihmojnë në forcimin dhe riparimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq? Për të gjithë përdoruesit e retinolit, ky serum redukton ndjeshëm efektet anësore si irritimi dhe thatësia, duke ju lejuar kështu të shijoni përfitimet maksimale të retinolit pa shqetësime. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica, Asiaticoside, Madecassoside, Beta Glucan, Glicerinë, Squalane, Oligopeptide-1, Oligopeptide-3, Panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cyclopentasiloxane, Polymethylsilsesquioxane, Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Propanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Dimethicone, Sodium Stearoyl Glutamate, Centella Asiatica Leaf Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, Oligopeptide-1, Oligopeptide-3, Squalane, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Carbomer, Trehalose, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Ethanol, Caprylyl Glycol, Sodium Phosphate

Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë. 

Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.

Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

NUMBUZIN No.8 Fine Cica Serum

2,000 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI