Një revolucion në kujdesin e lëkurës, NUMBUZIN No.4 Collagen 73% Pudding Serum është një serum inovativ që ofron një trajtim të plotë për një lëkurë më të shëndetshme dhe më të bukur. Ky serum është i formuluar me 73% kolagjen Dalton, për të rikthyer elasticitetin dhe për të trajtuar shenjat e moshës me efikasitet të lartë. Ndërsa, formula e pasur me acid hialuronik me 8 pesha molekulare të ndryshme, mundëson hidratim të thellë dhe ruajtje të lagështisë natyrale të lëkurës, pa dëmtuar barrierën mbrojtëse delikate. Një përbërës tjetër i rëndësishëm në këtë serum është elastina, që ndihmon në ruajtjen e strukturës dhe përmirësimin e fleksibilitetit të lëkurës. Në përbërje përfshihen gjithashtu Tripeptide-5 dhe Oligopeptide-3, të cilët stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe ndihmojnë në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta, duke kontribuar në një pamje më të rinuar dhe më të ndritshme. Formulimi gjithashtu përmban ekstrakt të verës së rrushit dhe ekstrakt të tendrafilit, që ndihmojnë në qetësimin dhe shërimin e lëkurës, si dhe në mbrojtjen e barrierës së saj nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato që adresohen hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës.

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

73% kolagjen Dalton, acid hialuronik, tripeptide-5, oligopeptide-3,

Lista e plotë e përbërësve

Collagen Extract(73%), Butylene Glycol, Water, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Caprylic/Capric Triglyceride, Methylpropanediol,Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Hydroxyethyl Urea, Cellulose Gum,Dicaprylyl Ether, Caprylyl Methicone, Glyceryl Polymethacrylate,Glyceryl Stearate, Rose Extract, Grapes (Wine) Extract, Sucrose, Adenosine, Disodium EDTA, Mineral Salts, Sodium Hyaluronate, Potassium Laurate,Tocopherol, Potassium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Hyaluronic acid, HydrolyzedHyaluronic acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer,Dimethylsilanol Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Hydrogenated Lecithin, Sodium Phosphate,Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Oligopeptide-3, Fragrance

Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë. 

Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.

Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

NUMBUZIN No.4 Collagen 73% Pudding Serum

2,000 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI