NEOGEN është marka inovative në Korenë e Jugut dhe në mbarë industrinë e bukurisë! Prandaj, nuk kishte si të mos shtonim në koleksionin tonë NEOGEN DERMALOGY Double Vita Watery Sun Serum SPF 50+ PA++++. Një SPF në trajtë serumi me konsistencë xheli që ndihmon në zbehjen e njollave të errëta dhe mbron lëkurën nga rrezet UV. Ky produkt, ashtu si e gjithë linja Double Vita, është i formuluar me kompleksin TRANEXIN NIA C. Një kompleks i cili përmban në formulim acid tranexamik, vitaminë C dhe niacinamide të cilët ofrojnë njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës, zbehje të hiperpigmentimit dhe kujdesen për minimizimin në dukje të poreve. Nga ana tjetër, formulimi i pasuruar me panthenol, ekstrakt centella asiatica, vitaminë E dhe ceramide NP kontribuojnë në ofrimin e hidratim të thellë dhe qetësimit të menjëhershëm të lëkurës. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët. Është i përshtatshëm për lëkurë mikse në të yndyrshme me tendencë hiperpigmentimi dhe melazmë.


*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

TRANEXIN NIA C, acid traneksamik, vitaminë C niacinamide, panthenol, ekstrakt centella asiatica, vitaminë E, ceramide NP

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Propanediol, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Niacinamide(20,500Ppm), 1,2-Hexanediol, Fragrance, Glycerin, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, C30-45 Alkyldimethylsilyl Polypropylsilsesquioxane, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Laurate, Panthenol(110Ppm), Allantoin, Tocopheryl Acetate, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Tocopherol(10Ppm), Sorbitan Sesquioleate, Citric Acid, Ascorbyl Tetraisopalmitate(10Ppm), Carbomer, Glycolic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate(5Ppm), Sodium Hyaluronate, Glutathione(1Ppm), Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Arbutin, Citrus Junos Fruit Extract, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Hydroxydecyl Ubiquinone, Tranexamic Acid, Inulin Lauryl Carbamate, Ceramide Np(Ceramide 3), Ascorbic Acid(100Ppb), Biotin(100Ppb), Pyridoxine(100Ppb), Folic Acid(100Ppb), Cyanocobalamin(10Ppb), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Riboflavin(1Ppb), Thiamine Hcl(1Ppb), Linoleic Acid(1Ppb), Beta-Carotene(1Ppb)

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Double Vita Watery Sun Serum SPF 50+ PA++++

2,000 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI