Pastrues ujor për zonën rreth syve dhe buzëve.

NARD Deep Clear Lip & Eye Remover është një pastrues delikat, por jashtëzakonisht efektiv, i krijuar posaçërisht për të larguar makeup-in më të rëndë nga zonat më të ndjeshme, si sytë dhe buzët. Formula e tij e pasuruar me vaj luledielli, vaj avokado dhe vaj bajame të ëmbël, jo vetëm që shkrin makeup-in me butësi, por siguron një pastrim të kujdesshëm dhe relaksues për lëkurën. Me përbërës si acidi hialuronik dhe panthenoli, ky pastrues krijon një barrierë mbrojtëse që ruan lagështinë, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të freskët për një kohë të gjatë pas përdorimit. Nga ana tjetër, centella asiatica dhe ekstrakti i pemës së çajit qetësojnë irritimet e shkaktuara nga përdorimi i shpeshtë i grimit, duke e bërë këtë produkt të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Për më tepër, ekstrakti i manaferrave në formulë i shton lëkurës vitalitet dhe ndihmon në arritjen e një pamjeje të shëndetshme dhe të pastër. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive. Ky produkt gjithashtu është jokomodogjenik.

*500ml

Tundeni mirë larësin përpara përdorimit. Hidhni në një tampon pambuku një sasi të mjaftueshme dhe masazhoni butësisht zonën rreth syve dhe buzëve, duke hequr me kujdes çdo mbetje makeup-i.

Përbërësit "magjik"

vaj luledielli, vaj avokado, vaj bajame të ëmbël, acid hialuronik, panthenol, centella asiatica, ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt i manaferrave

Lista e plotë e përbërësve

 

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kor

NARD Deep Clear Lip & Eye Remover

1,200 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI