Nëse shqetësoheni për humbjen e elasticitetit të lekurës, vuani nga aknet dhe shenjat post-akne, keni lëkurë sensitive dhe të thatë apo vuani nga dehidratimi (mos balancimit së duhur të prodhimit të yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë), atëherë ky toner do të bëhet shpëtimi juaj! I formuluar me 30% sekrecion të filtuar nga kërmilli, nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban ekstrate të bimës centel asiatica e cila do ndihmojë në qetësimin e lëkurës. Ky toner përshtatet me lëkurën sensitive falë pH të ulët acidik që përmban përbërja e tij, e ngjashme me atë të lëkurës. Konsistenca e tij ëshë ujore dhe përthithet lehtësisht nga të gjitha shtresat, duke depërtuar thellësisht.
Ky toner rekomandohet të përdoret nga persona që:
- dëshirojnë të parandalojnë rrudhat në lëkurë;
- kanë problematikë me njollat kafe dhe shenjat post akne;
- dëshirojnë një lëkurë me elasticitet;
- dëshirojnë një përfundim jo ngjitës pas përdorimit të tonerit.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
30% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, propanediol, methyl gluceth-20, glycerin, 1,2-hexanediol, glycereth-26, snail secretion filtrate (15,000ppm), butylene glycol, c12-14 pareth-12, trehalose, carbomer, tromethamine, panthenol, ethylhexylglycerin, adenosine, polyquaternium-51, cellulose gum, origanum vulgare leaf extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, salix alba (willow) bark extract, scutellaria baicalensis root extract, cinnamomum cassia bark extract, portulaca oleracea extract, lactobacillus/soybean ferment extract, salvia hispanica seed extract, centella asiatica extract, houttuynia cordata extract, tocopherol.
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.