MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++, është një krem mbrojtës ndaj diellit në formë stick-u, i cili ofron mbrojtje të fuqishme dhe është tepër komod për riaplikim, sidomos gjatë verës kur rrezet e diellit janë më të forta. I formuluar me filtra mineral fizikë (zinc oxide) ky produkt siguron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke mbrojtur maksimalisht lëkurën tuaj. Nga ana tjetër, formulimi me kompleksin Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen) ndihmon në hidratimin dhe forcimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të butë dhe elastike. Ndërsa, përbërësit e tjerë shtesë si gjalpë shea dhe vaj farash luledielli, do të ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij e plotë përthithet shpejt dhe jep një ndjesi freskie dhe hidratimi pas aplikimit. Ky sun stick është gjithashtu një bazë ideale për makeup-in, duke e bërë të lehtë riaplikimin gjatë ditës pa e prishur atë.

*22gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

zinc oxide, Hyalugen, gjalpë shea, vaj farash luledielli

Lista e plotë e përbërësve

Zinc Oxide (CI 77947), Octyldodecanol,Coco-Caprylate/Caprate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Acrylates Copolymer, C12-15 Alkyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Synthetic Wax, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diisostearyl Malate,Ceresin, Dextrin Palmitate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Polymethylsilsesquioxane, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, Camellia Japonica Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Camellia Sinensis Leaf Water, Hyaluronic Acid/Hydrolyzed Collagen Crosspolymer, VinylDimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Caprylyl Glycol,Glyceryl Caprylate, Water, Butylene Glycol,1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++

1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI