MEDIHEAL E.G.T Timetox Gel Smile Line Patch është një trajtim inovativ dhe shumë efektiv për zonën e ndjeshme të linjave të buzëqeshjes, i krijuar për të luftuar shenjat e moshës dhe për të siguruar një efekt të dukshëm lifting (tërheqës) dhe hidratimi. Ky produkt përmban një formulë të përqendruar me esencë të pasur dhe përdor teknologjinë e avancuar TCD™ (Transdermal Cosmetic Delivery), e cila mundëson që përbërësit aktivë të depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës, duke u shkrirë me temperaturën natyrale të lëkurës. Ky kontakt lejon përthithjen e përbërësve në një nivel të thellë, duke ofruar kujdes intensiv në zonat ku lëkura priret të ketë rrudha më të dukshme, si linjat e buzëqeshjes. Xheli i esencës përmban gjithashtu përbërës si peptide, kolagjen, ekstrakt mjalti,  acetyl hexapeptide-8, adenosinë, kolagjen të hidrolizuar, dhe acid hialuronik, për të ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në rigjenerimin qelizor, duke promovuar një pamje më të ndritshme dhe të tonifikuar. Me aplikimin e rregullt, ky trajtim ndihmon në forcimin e strukturës së lëkurës, duke reduktuar dukshëm pamjen e linjave të holla dhe rrudhave. A nuk janë të mrekullueshme? 


Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.

*5 copë

 1. Pasi të pastroni fytyrën dhe të aplikoni tonerin, hiqni filmat mbrojtës nga të dy anët e maskës për të siguruar që përbërësit aktivë të depërtojnë në lëkurë pa pengesa.

2. Aplikoni maskën mbi zonën e vijave të buzëqeshjes dhe lëreni për 20-40 minuta, duke lejuar kështu që xheli të veprojë në mënyrë efektive, duke ofruar hidratim dhe rigjenerim të thellë të lëkurës.

Përbërësit "magjik"

peptide, kolagjen, ekstrakt mjalti,  acetyl hexapeptide-8, adenosinë, kolagjen të hidrolizuar, acid hialuronik,

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Extract, Algin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Dipotassium Glycyrrhizate, Honey Extract, Morinda Citrifolia Extract, Adenosine, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Dextrin, Ascorbyl Glucoside, Dipalmitoyl Hydroxyproline, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrolyzed Collagen, Palmitic Acid, Glucomannan, Camellia Japonica Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Hesperidin Methyl Chalcone, Ceramide NP, Potassium Hydroxide, Steareth-20, Linoleic Acid, Dipeptide-2, Potassium Sorbate, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tetrapeptide-7

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

 

 

 

MEDIHEAL E.G.T Timetox Gel Smile Line Patch

600 ALL 1,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI