Përjetoni një transformim të menjëhershëm me MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch, maska hidrogeli të sofistikuara, të krijuara për të rigjallëruar dhe rifreskuar zonën delikate të syve. Këto maska unike, me efekt lifting, shkrijnë butësisht në lëkurë, duke lejuar përbërësit e tyre të fuqishëm të depërtojnë në thellësi, për një trajtim intensiv dhe të qëndrueshëm. Me një përbërje të pasur me kolagjen, peptide dhe vitaminë C, këto maska luftojnë me efikasitet shenjat e moshës, duke ndihmuar në reduktimin e linjave të imëta, zbehjen e rrathëve të zinj dhe zvogëlimin e ënjtjes. Ndërkohë, ja vlen të përmendet se këto maska jo vetëm hidratojnë dhe forcojnë lëkurën, por gjithashtu ofrojnë një ndjesi ftohëse që qetëson lodhjen dhe i jep zonës së syve një pamje të shndritshme dhe rinore.

Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.

*5 copë

 *Për rezultate të vazhdueshme, përdorni 2-3 herë në javë për 4 javë. Për një trajtim intensiv, përdoret një herë në ditë.

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer.

Përbërësit "magjik"

kolagjen, peptide dhe vitaminë C,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Allantoin, Menthyl Lactate, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Acrylate/​Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Extract, Centella Asiatica Extract, Arnica Montana Flower Extract, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Extract, Disodium EDTA, Arginine, Xanthan Gum, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/​VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

 

 

 

MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch

500 ALL 1,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI