MEDIHEAL Collagen Mucin Essence Mask (1 copë) është një maskë fytyre prej pëlhure, e krijuar për të ofruar një trajtim intensiv të hidratimit dhe rigjenerimit të lëkurës. Kolagjeni luan një rol të rëndësishëm në forcimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave. Gjithashtu, ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të freskët, duke shtuar ndjesinë e butësisë dhe elasticitetit të saj. Sekrecioni i kërmillit, nga ana tjetër, është i pasur me lëndë ushqyese të vlefshme si alantoinë, acid glikolik dhe proteina, të cilat stimulojnë rigjenerimin e qelizave dhe përshpejtojnë proceset e shërimit të dëmtimeve të lëkurës. Ky përbërës është veçanërisht i dobishëm për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për t’i dhënë një pamje më të ndritshme dhe të qetë. Kombinimi i këtyre dy përbërësve ndihmon në përmirësimin e shenjave të moshës, ndërkohë që ofron një hidratim intensiv, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të rigjeneruar.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*20gr
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit "magjik"
kolagjen, sekrecion kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water , Glycerin , Dipropylene Glycol , Polysorbate 80 , Chlorphenesin , Collagen Extract , Carbomer , Tromethamine , Allantoin , Panthenol , Adenosine , Disodium EDTA , Ethylhexylglycerin , Butylene Glycol , Sodium Polyacrylate , Caprylyl Glycol , Fragrance , 1,2-Hexanediol , Corchorus Olitorius Leaf Extract , Angelica Keiskei Extract , Nelumbo Nucifera Root Extract , Hibiscus Esculentus Fruit Extract , Dioscorea Japonica Root Extract
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.