JUMISO Pore Purifying Salicylic Acid Foaming Cleanser, është larës ujor, i cili krijon shkumë të butë, por shumë pastruese për lëkurën. I formuluar me acid salicilik, ky larës eksfolion dhe zhbllokon poret duke hequr të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me argjilë blu mban në kontroll sebumin e tepërt, zvogëlon pikat e zeza dhe parandalon shpërthimet e ardhshme akneike. Ndërsa, ekstrakti i mollës, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka, ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Menjëherë pas aplikimit lëkurën do e ndjeni më të pastër dhe të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. 

Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm

Përbërësit "magjik"

acid salicilik, argjilë blu, ekstrakt molle

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cocamidopropyl Betaine, Glycerin, Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Coptis Japonica Root Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Salicylic Acid, Ascorbic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Chlorhexidine Digluconate, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Limonene

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Pore Purifying Salicylic Acid Foaming Cleanser

1,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI