Pas suksesit të serumit aq të dashur me propolis, marka IUNIK krijoi kremin për zonën rreth syve pikërisht me propolis. IUNIK Propolis Vitamin Eye Cream përmban plot 40.5% ekstrakt propolisi dhe 9.2% ekstrakt nga fruti i Sea Buckthorn! Është ideal për qetësimin, ushqyerjen dhe rigjallërimin e lëkurës suaj për t’i dhënë një pamje plot shkëlqim!
Ka efekt kundër shenjave të moshës që hidraton në mënyrë të njëtrajtshme për të pakësuar shfaqjen e vijave të holla dhe rrudhave. Gjithashtu, përmban 300ppm idebenone, që ndihmon në rikthimin e elasticitetit të lëkurës për rrudhat e krijuara dhe për lëkurën e dehidratuar dhe të irrituar. Mund të përdoret si në zonën rreth syve, ashtu edhe për pjesë të tjera të fytyrës ku e ndjeni të nevojshme, ose në të gjithë fytyrën, nëse keni nevojë për hidratim të thellë!

*30ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni 2 sprucime, lehtësisht në zonën rreth syve ose në çdo zonë që e shikoni të nevojshme. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt propolisi, ekstrakt nga fruti Sea Buckthorn, idebenone

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract (40.5%), Water, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract (0.2%), Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Olivate, Betaine, Glycosyl Trehalose, Camellia Japonica Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Sodium Acrylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sorbitan Olivate, Beta-Glucan, Lactobacillus/Rice Ferment, Lactobacillus/Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/Potato Extract Ferment Filtrate, Saccharomyces/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Xanthan Gum, Centella Asiatica Extract, Pentylene Glycol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Hydrogenated Starch Hydrolysate, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Behenyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Ammonium Acryloyl/Dimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-3 Methylglucose, Distearate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydroxydecyl Ubiquinone (300 ppm), Aspalathus Linearis Extract, Caramel, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Yucca Schidigera Root Extract, Commiphora Myrrha Resin Extract,Perilla Frutescens Leaf Extract, Copper Tripeptide-1, Acetyl/Hexapeptide-8, Limonene, Linalool

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

IUNIK Propolis Vitamin Eye Cream

2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI