HARUHARU WONDER Black Rice Hyaluronic Toner, është një toner me konsistencë të lehtë ujore që parapërgatit lëkurën tuaj për hapat e tjerë e rutinës. Ky toner përmban fermente të ekstraktit të orizit të zi, acid hialuronik, beta-glucan, ekstrakt ginsengu dhe ekstrakt Baikali (Baical Skullcap), një përbërës i veçantë i përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale aziatike për vetitë anti-mikrobakteriale, anti-fungale, antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. I formuluar me teknologjinë “Ultra Deep” (Ultra Deep Technology) në mënyrë që përbërësit të penetrojnë thellësisht në lëkurë, për t’i ofruar hidratim, teksturë më të lëmuar dhe tendosje, por njëkohësisht për të ndihmuar në përthithjen më të mirë të produkteve në hapat e radhës të rutinës tuaj. Ky toner përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës, madje edhe ato sensitive apo me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës HARUHARU WONDER, ka certifikatë “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
fermente të ekstraktit të orizit të zi, acid hialuronik, beta-glucan, ekstrakt ginsengu, ekstrakt Baikali (Baical Skullcap)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Betaine, Glycerin, Propanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Phyllostachys Pubescens Shoot Bark Extract, Aspergillus Ferment, Panax Ginseng Root Extract, Cyclodextrin, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Hyaluronic Acid, Beta-glucan, Cellulose Gum, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Sodium Phytate, Tamarindus Indica Seed Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Glucose, 1,2-Hexanediol, Alcohol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Linalool
HARUHARU WONDER er është një markë koreane e kujdesit për lëkurën, e themeluar me qëllimin për të ofruar zgjidhje të përditshme për kujdesin e lëkurës duke përdorur përbërës natyralë dhe inovativë. Emri "Haruharu" në koreanisht do të thotë "çdo ditë", duke reflektuar qëllimin e markës për të përmirësuar cilësinë e lëkurës çdo ditë. Marka është veçanërisht e njohur për linjën e saj të produkteve të bazuara në ekstrakte të orizit të zi, të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Një nga produktet më të njohura është "Black Rice Hyaluronic Toner," i cili kombinon fuqinë e orizit të zi me acidin hialuronik për të ofruar hidratim të thellë dhe përmirësim të elasticitetit të lëkurës. HARUHARU WONDER përpiqet të jetë një markë ekologjike dhe e qëndrueshme. Paketimi i produkteve është dizajnuar për të qenë miqësor me mjedisin dhe për të reduktuar mbeturinat. Marka gjithashtu është e përkushtuar të përdorë përbërës të pastër dhe të sigurta për lëkurën, duke shmangur kimikatet e dëmshme dhe substancat sintetike që mund të shkaktojnë irritime ose alergji. Një tjetër aspekt dallues i HARUHARU WONDER është përqendrimi i saj në shkencën dhe inovacionin. Ata përdorin teknologji të avancuara për të maksimizuar efektivitetin e përbërësve natyralë dhe për të zhvilluar formula unike që ofrojnë rezultate të dukshme. Kjo përfshin përdorimin e metodave të fermentimit për të rritur biodisponibilitetin dhe përthithjen e përbërësve aktivë në lëkurë. Përveç përbërësve të fuqishëm dhe formulave inovative, HARUHARU WONDER gjithashtu thekson rëndësinë e përvojës së përdoruesit. Produktet e tyre kanë tekstura të këndshme dhe aroma natyrale që e bëjnë rutinën e kujdesit për lëkurën një moment të këndshëm dhe relaksues në ditën tuaj.