-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
HADA LABO Rohto Gokujyn Hyaluronic Acid Cleansing Foam
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Pastrues ujor, në formë shkume
Larës ujor fytyre, i pasur me 3 lloje të ndryshme acidesh hialuronik. Struktura e tyre molekulare është e ndryshme dhe arrin të përthihet nga të gjitha shtresat e lëkurës. Ky larës shkumohet menjëherë dhe e pastron lëkurën thellësisht nga çdo papastërti, duke mos i hequr lagështinë e saj natyrale. Mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje për një pastrim delikat dhe shumë praktik.
*160ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
3 lloje acidesh hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, BG, cocoyl glutamate 2Na, PEG-8, cocamidopropyl betaine, cocamide DEA, PEG-80 sorbitan laurate, glycerin, sorbitol, cocoyl methyl taurine taurine Na, acetyl hyaluronic acid Na (super hyaluronic acid), hyaluronic acid hydroxy Propyltrimonium (skin-adsorbed hyaluronic acid), vaseline, citric acid, polyquaternium-7, EDTA-2Na, BHT, methyl paraben
HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. Hada Labo është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, Hada Labo vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE