Dr.CEURACLE Vegan Kombucha Tea Essence është një inovacion në botën e kujdesit të lëkurës, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës. E formuluar me kujdes, kjo esencë vegane kombinon fuqinë e natyrës me shkencën moderne për t’i dhuruar lëkurës suaj vitalitet dhe shkëlqim. Tekstura e saj unike, bashkon butësinë e qumështit me freskinë e çajit, duke u përthithur shpejt si një tonik dhe duke vepruar si një krem hibrid. Çaji Kombucha, një përbërës i fuqishëm dhe i njohur për vetitë e tij detoksifikuese, është përbërësi "magjik" i kësaj formule. I kombinuar me botanikët bimorë, kjo esencë i ofron lëkurës suaj një dozë të përqendruar të gjallërisë dhe energjisë. Pasurimi me probiotikë dhe vitaminë B i jep lëkurës një nxitje të nevojshme, duke përmirësuar ekuilibrin dhe hidratimin e saj. Çaji jeshil dhe ekstrakti i frutave Omija, të dy të njohur për vetitë e tyre të fuqishme antioksidante, ndihmojnë në mbrojtjen dhe riparimin e lëkurës nga radikalet e jashtme. Nga ana tjetër, vaji i farave të lulediellit ushqen butësisht lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar. Ndërsa, uji i gjetheve Camellia Sinesis, i pasur me aminoacide dhe proteina, vepron si një detoksifikues natyral, duke pastruar dhe rigjeneruar lëkurën. Ky përbërës i mrekullueshëm ndihmon gjithashru në forcimin dhe rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe rinore. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, mikse dhe atë akneike!

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

Çaj Kombucha, ekstrakti i frutave Omija, vaji i farave të lulediellit, ujë i gjetheve Camellia Sinesis

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Triethylhexanoin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Trilaureth-4 Phosphate, Camellia SinensisLeaf Extract, Saccharomyces Ferment Filtrate, Camellia SinensisLeaf Water, Helianthus AnnuusSeed Oil Unsaponifiables, Polyquaternium-51, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Dextrin, TheobromaCacao Seed Extract, CentellaAsiaticaExtract, FicusCaricaFruit Extract, SchisandraChinensisFruit Extract, AmaranthusCaudatusSeed Extract, UlmusDavidianaRoot Extract, Ceramide NP, Tocopherol

Dr.CEURACLE është një markë koreane e njohur për përkushtimin e saj ndaj shkencës së lëkurës dhe inovacionit në kujdesin e saj. Me një emër që kombinon "Dr." dhe "Curacle," marka thekson qasjen e saj të avancuar mjekësore dhe natyrale për trajtimin dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Produktet e Dr.CEURACLE janë të zhvilluara me teknologji të përparuar dhe përbërës të zgjedhur me kujdes, duke përfshirë ekstrakte bimore dhe përbërës bioaktivë. Qëllimi i tyre është të ofrojnë zgjidhje efektive për lloje të ndryshme të lëkurës dhe problemeve dermatologjike, duke synuar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme. Me një fokus të veçantë në sigurinë dhe efikasitetin e produkteve të tyre, Dr.CEURACLE është bërë një zgjedhje e preferuar për ata që kërkojnë cilësi dhe përkujdesje të sofistikuar për lëkurën.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Dr.CEURACLE Vegan Kombucha Tea Essence

2,600 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI