Nëse jeni adhurues i retinolit, përbërësi i fuqishëm që punon për të reduktuar aknet duke trajtuar njëkohësisht plakjen e parakohshme, me shumë mundësi mund të keni dëgjuar edhe për bakuchiolin. Por, ajo që shumë njerëz pyesin është nëse mund t'i përdorin të dy përbërësit së bashku. Përgjigja është po, ata munden. Në fakt, studimet tregojnë se të dy përbërësit mund të punojnë në mënyrë efektive së bashku. Arsyeja pse? Vetitë e fuqishme por qetësuese dhe stabilizuese të Bakuchiol lejojnë retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Kështuqë, marka inovative Cos de Baha prodhoi një formulë inovative që kombinon bakuchiol në një përqindje prej 2% me Retinol në një përqendrim të vogël prej 0.15%, gjë që e bën këtë serum perfekt për të integruar këta përbërës në rutinën tuaj. Kjo dyshe e fuqishme mund të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm në probleme të ndryshme të dukshme të lëkurës, duke përfshirë rrudhat, njollat e errëta dhe lëkurën e varur. Nga ana tjetër formulimi me adenosine dhe niacinamide, ofrojnë zbehje të hiperpigmentimit dhe shkëlqim të lëkurës! Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinë dhe kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.

Përbërësit "magjik"

2% Bakuchiol, 0.5% Retinol, adenosine dhe niacinamide.

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Glycereth-26, Isononyl Isononanoate, Glycerin, Bakuchiol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Retinol, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Allantoin, Carbomer, Xanthan Gum, Cetearyl Alcohol, Tocopheryl Acetate, Tromethamine, Dimethicone, Polysorbate 20, Disodium EDTA, Rosa Damascena Extract, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Artemisia Vulgaris Extract

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Cos De BAHA L1 Bakuchiol 2% & Retinol 0.15%

1,500 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI