CENTELLIAN24+ Vital Capsule Serum është një serum i cili kombinon përkujdesjen intensive të lëkurës me teknologjinë e përparuar të kapsulave, për një efekt maksimal në luftën kundër hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Si një "best-seller" i markës CENTELLIAN24+, ky serum ka fituar zemrat e shumë përdoruesve për shkak të formulës së tij të pasur dhe efikasitetit të jashtëzakonshëm. Përbërësit kryesorë të këtij serumi përfshijnë astaksantinën, një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës, vitaminën C (acid askorbik), e cila zbeh njollat e errëta dhe ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit, dhe kolagjenin e hidrolizuar, që përmirëson elasticitetin dhe forcon strukturën e lëkurës. Në kombinim, këta përbërës të fuqishëm luftojnë hiperpigmentimin duke reduktuar përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës dhe nxisin prodhimin e kolagjenit për të zbutur linjat e imta dhe për të përmirësuar strukturën e përgjithshme të lëkurës. Formula e avancuar përmban gjithashtu kompleksin TECA™️, i cili një efekt qetësues të menjëhershëm, duke zbutur skuqjen dhe irritimin e lëkurës së ndjeshme. Ky kompleks ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e inflamacioneve, veçanërisht atyre të shkaktuara nga aknet, duke parandaluar formimin e njollave të reja. Tekstura e këtij serumi është e lehtë dhe përthithet lehtësisht në lëkurë, duke dhënë një ndjesi të freskët në fund. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C (acid askorbik), kolagjen i hidrolizuar, kompleks TECA™️
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Water, Ceteareth-20, Niacinamide, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Leaf Extract, C12-14 Pareth-12, Panthenol, Chondrus Crispus Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VPCopolymer, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Asiatic Acid, Sodium Polyacrylate, Tromethamine, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Chondrus Crispus Powder, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Agar, Disodium EDTA, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Iron Oxides (CI 77492), Gellan Gum, Iron Oxides (CI 77491), Dipeptide Diaminobutyroyl BenzylamideDiacetate, Palmitoyl Tripeptide-5, Ascorbic Acid, Haematococcus Pluvialis Oil, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric UreaTrifluoroacetate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopherol, Squalane, Hydrolyzed Collagen, Magnesium Chloride, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Astaxanthin, Bisabolol, Rosa Canina Fruit Oil, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Xylitylglucoside, Hydrolyzed Elastin, Anhydroxylitol, Caprylic/Capric Triglyceride, Xylitol, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) SeedExtract, Limonia Acidissima Extract, Yeast Extract, Glucose, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ginkgo Biloba Nut Extract, Morus Alba Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Choleth-24, Cholesterol
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.