Gjatë dinastisë Joseon, uji i krundeve të orizit, ose migamsu, ishte një sekret i lashtë i grave të mbretërisë koreane për mirëmbajtjen e një lëkurës sa më të re dhe të shndritshme! BEAUTY OF JOSEON Glow Replenishing Rice Milk sjell këtë traditë në një formë moderne për të gjithë ne! Ky toner ka një formulë inovative me dy shtresa: një shtresë lagështie që ofron hidratim të thellë dhe një shtresë pluhuri që kontrollon sebumin. Krundet e orizit të pasura me aminoacide, minerale dhe vitaminë E, ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër, pluhuri balancon nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e për të shmangur bllokimin e poreve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurën e matur dhe për të luftuar hiperpigmentimin.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. 

*140ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

 Ekstrakt orizi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Glycereth-26, Polymethyl Methacrylate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Coptis Japonica Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Hydroxyethyl Urea, Aluminum Chlorohydrate, Butylene Glycol, Microcrystalline Cellulose, Sodium Citrate, Kaolin, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Citric Acid, Dextrin, Ceramide NP, Tocopherol, Rice Amino Acids

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Glow Replenishing Rice Milk

1,800 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI