-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Glucamune mask
350.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 10 dhe Tetor 11.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT Glucamune Mask është një maskë e avancuar për fytyrën, e formuluar me Glucamune™, një kompleks inovativ që ofron hidratim 111% më të lartë se acidi hialuronik dhe ka efekt qetësues 9.7 herë më të fuqishëm se ekstrakti i Heartleaf. Kjo maskë me teksturë të butë është pasur me Centella Asiatica që qetëson skuqjen dhe rigjeneron lëkurën, si dhe me panthenol dhe allantoninë që forcojnë barrierën mbrojtëse dhe parandalojnë irritimet. Përbërësi squalane ndihmon në mbrojtjen nga tharja dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke i dhënë një ndjesi të butë dhe të hidratuar pa e yndyrosur. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës, veçanërisht për ato mikse të thata ose të dehidratuara, kjo maskë rikthen shkëlqimin e lëkurës dhe ofron kujdes intensiv me rezultate të dukshme që nga përdorimi i parë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*23gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Kompleksi Glucamune™, panthenol, Squalane, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Polyglyceryl-10 Laurate, Panthenol, Adenosine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Xylitol, 4-Terpineol, Melia Azadirachta Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Gluconolactone, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Fragrance
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
350.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE