-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
GENABELLE PDRN Rejuvenating Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
GENABELLE PDRN Rejuvenating Mask është një maskë rigjeneruese dhe hidratuese që rikthen shkëlqimin dhe vitalitetin e lëkurës. Përmban PDRN (Polydeoxyribonucleotide), një përbërës i fuqishëm rigjenerues që ndihmon riparimin e qelizave dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Falë formulimit të saj kjo maskë redukton shenjat e lodhjes, stresit dhe dëmtimit nga mjedisi, duke e bërë lëkurën më të butë, të qëndrueshme dhe të rifreskuar. Formula është e pasur me përbërës hidratues që ofrojnë hidratim të thellë, rigjenerim si dhe përmirësim të tonalitetit të lëkurës. Maska është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme, dhe mund të përdoret si trajtim intensiv për hidratim, rigjenerim dhe ndriçim, duke lënë lëkurën të fortë, elastike dhe rinore.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*25ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
PDRN
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Niacinamide, Diglycerin, Glycerin, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, t-Butyl Alcohol, Sodium DNA, Xanthan Gum, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Paeonia Lactiflora Extract, Prunus Serrulata Flower Extract, Rosa Damascena Flower Water, Nymphaea Alba Flower Extract, Adenosine , Disodium EDTA, Tripeptide-1, Lysine, Histidine, Arginine, Aspartic Acid, Threonine, Serine, Glutamic Acid, Proline, Glycine, Alanine, Valine, Methionine, Isoleucine, Leucine, Tyrosine, Phenylalanine, Cysteine
GENEBELLE është një markë koreane e kujdesit të lëkurës e fokusuar te rigjenerimi dhe mirëqenia e saj. Produktet e saj përdorin përbërës aktivë të fuqishëm, si PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i cili nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Linja e saj kryesore përfshin maska, kremra dhe ampula të dizajnuara për hidratim të thellë, rigjenerim dhe ndriçim, duke reduktuar shenjat e lodhjes dhe dëmtimit nga mjedisi. Formula e butë e Genabelle është e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme, ndërsa teknologjia moderne e shpërndarjes së përbërësve siguron që lëkura të përthithë maksimalisht efektet e tyre. E inspiruar nga dermatologjia koreane, marka synon të sjellë kujdes profesional në rutinën e përditshme, duke i dhënë lëkurës pamje të freskët, elastike dhe të rinovuar.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













